Panorama (Albania)

Drogë e arsenal në banesë, “i forti” i arratiset policisë

Dyshimi, Policia e Shijakut dekonspiro­i operacioni­n për kapjen

- SHIJAK/

Bllokohet një sasi e konsiderue­shme kokaine dhe arsenal armësh në Shijak, poseduesi arrin t'i shpëtojë në mënyrë të dyshimtë operacioni­t të policisë.

Sipas të dhënave, operacioni i koduar "Streha" është kryer ditën djeshme, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Gjoka, 43 vjeç, nga Shijaku, u gjetën dhe sekuestrua­n lëndë narkotike dhe armë të llojeve të ndryshme, të cilat i mbante pa leje në banesë. Policia e Durrësit kishte informacio­ne të grumbullua­ra në rrugë operative për aktiviteti­n e paligjshëm të 43- vjeçarit dhe prej pak kohësh po e mbante nën survejim. Pas të dhënave të mbledhura, blutë organizuan operacioni­n, por nuk u konkludua siç duhet, pasi 43vjeçari arriti t'u shpëtonte prangave dhe të largohej para se policia të ndërhynte. Nuk dihet nëse Gjoka është larguar pasi ka nuhatur rrezikun e arrestimit, apo nëse operacioni "Streha" është dekonspiru­ar nga vetë policia. Burime nga Policia bënë me dije se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 43vjeçarit. Në banesën e tij u gjetën rreth 150 gr kokainë, armë dhe municione pa leje. "Policia e Durrësit ka përfunduar me sukses operacioni­n e koduar ' Streha' dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale S. Gj., 43 vjeç, banues në Shijak, i cili akuzohet për trafik lëndësh narkotike e armëmbajtj­e pa leje. Konkretish­t u sekuestrua­n 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit kokainë, të futura në një kavanoz me peshë rreth 150 gr, një peshore elektronik­e me mbishkrimi­n ' Laica', dy armë zjarri automatik, model 56, kalibri 7.62 mm; një armë zjarri pistoletë tip "COLT" USA; një armë gjahu e markës ' BERETTA', kal. 12 mm; një pistoletë sportive, tip ' Super Conter'; 264 fishekë luftarakë mob. 56, kal. 7.62 mm; 95 fishekë mod. 54, kal. 7.62 mm; 7 fishekë pistolete kal. 45; 65 fishekë për armë gjahu, kal. 12 mm; dy krehra automatiku mod. 56; një automjet tip ' Benz', i blinduar", thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Durrësit. Ndërkohë autoritete­t policore vijojnë kërkimet për arrestimin e 43- vjeçarit, i cili u largua pa lënë gjurmë. Ndërkaq, nuk përjashtoh­et mundësia e një hetimi në radhët e policisë për shkak të dyshimeve se dikush prej tyre e ka njoftuar të dyshuarin të largohej para se grupi policor që u përfshi në operacion të mbërrinte në banesën e tij. ARMË prej të cilave dy automatike, një armë gjahu dhe dy pistoleta u sekuestrua­n në banesën e të dyshuarit Gjoka në Shijak. Sipas Policisë, armët ishin pa leje, ndërsa nuk përjashtoh­et dyshimi se ato mund të përdoreshi­n edhe në ndonjë krim të mundshëm

 ??  ??
 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra nga Policia
Armët e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania