Panorama (Albania)

Shirli, 42- vjeçarja në kërkim të lirisë

-

PPështjell­ime si ato të Shirli Valentinës, 42- vjeçares nga Liverpuli, njerëzit kanë përditë; arritja e aktualitet­it është që i kanë pavarësish­t viteve e pavarësish­t vendit ku jetojnë! Mbase nuk janë të gjithë aq të kthjellët sa ta kuptojnë por, duan të ikin! Ku të jetë... As Shirli Valentina nuk e kishte kaq të thjeshtë për ta kuptuar! Iu deshën sa e sa biseda të shtruara me murin, tiganin, pataten e vezët, që një ditë të përmendej. Të kuptonte që kishte frymë edhe pa uniformën e përparëses! Pa tekat e burrit dhe pa hormonet e së bijës! Shirli mund t'ia dalë vetë dhe e bën në mënyrën më të mirë, me ato vendimet e pamenduara që i merr duke shkuar për në punë dhe kthehesh nga rruga për t'u zhvendosur në një qytet tjetër. Kur e tjetërsoi dufin në veprim, Shirli gjendej në aeroport, për t'u kthyer nga Greqia në Liverpol. Ndenji aty! Pa parë orën dhe pa pyetur se ç'ditë e javës ishte... është një ridimensio­nim që ndodhi në pak më tepër se një orë, mbrëmë, në Teatrin "Aleksandër Moisiu", në Durrës. Sigurisht, me kaq ulje- ngritje humori të një gruaje në krizë, e treguar mund të ngjante edhe e mërzitshme, nëse aktorja në skenë nuk do të ishte Olta Daku. Me vetironi të spikatur dhe profesiona­lizëm tashmë të vulosur, e ke pak të vështirë të besosh që Shirli Valentina dhe Olta Daku janë njeriu dhe personazhi. Për ta arritur këtë, Daku është zhvendosur prej ditësh në Durrës për të qenë në prova me regjisoren e shfaqjes, Driada Dervishi. Në provat e një dite përpara shfaqjes, ndihej te të dyja tensioni i premierës, sepse të dyja duan të arrijnë më të mirën, ndoshta pa kuptuar që më e mira ishte gatuar tashmë dhe ishte gati për t'u shfaqur dje e për t'u rishfaqur sërish sot në mbrëmje, në orën 20: 00. Për këtë sezon do të jenë vetëm këto dy shfaqje. Rikthimi është menduar për në shtator, sërish në Durrës e mandej në Tiranë. Vepra pikante e autorit anglez, Willy Russell, suksesi i së cilës është bërë tashmë i famshëm kudo ku është shfaqur nëpër botë, mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpuni­m me Teatrin "Aleksandër Moisiu".

Është gjithnjë interesant­e të shohësh provat e një shfaqjeje, sidomos kur janë nga fundi e punët janë kopsitur. Arrin të dallosh shndërrimi­n e aktorit në personazh, përfshirje­n, ndalesat, të qeshurat... një vepër shumë e mirë, me një aktor shumë të mirë, siç është ky rast, dinë t'i bëjnë edhe provat argëtuese. Me forcën e qetësisë, në dukje ( dhe në rol) dhe me batutën e prerë, Olta Daku sjell një Shirli Valentina që aty- këtu ka përshtatje të vogla që e bëjnë veprën më konkrete, sado që vihet në skena të ndryshme prej 20 vitesh. Me habinë, hutimin, zbulimet e inteligjen­cën që mund t'i jepte këtij roli vetëm Olta Daku, Shirli do të ndikojë në shkundjen e shumë mendimeve të fjetura, pas çdo shfaqjeje. "Shirli Valentina vjen nga një aktore që mishëron humorin, ashtu edhe ngrohtësin­ë, vrullin dhe kurajën, sarkazmën dhe autoironin­ë, e mrekullues­hmja Olta Daku, e cila përmes Shirlit, na fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat"- ka thënë regjisorja Driada Dervishi, duke e vlerësuar veprën në tërësinë e saj, nga elementet thelbësore që për ne mbeten aktuale, e deri te skenografi­a e kostumogra­fia e realizuar nga Laedia Hajdari dhe përkthyesi Artur Lena.

Me njolla vaji veze në fytyrë, të ngjitur lehtësisht prej miellit, Shirli Valentina vjen në Shqipëri për herë të parë. Është e shkruar nga Willy Russell në vitin 1986 dhe është bërë e famshme si në teatër, ashtu edhe në film. E gjithë vepra zbërthen përmes humorit karakterin e një shtëpiakej­e nga Liverpuli, e cila pas shumë kohësh kupton se ka ngecur në rutinën e përditshme të gatimit për të shoqin; vezët e patatet e skuqura, ca më shumë bifteku, janë mendimet thelbësore të jetës së saj sepse gatimi për të shoqin është i vetmi aktivitet që i ka mbetur. Muri i kuzhinës është miku i saj i vetëm, ai që i tregon gjithçka deri sa i vjen një ftesë... Mikesha e fton të ndajnë bashkë një udhëtim në Greqi. "Betejat" me të bijën tentojnë t'ia rrëzojnë vendimin për të ikur, por në fund liria fiton. Aq shumë, sa dëshira për të mos u kthyer më në vendin e saj bëhet më e fortë se gjithçka dhe ia del e vetme, pa asnjë kacidhe, të ndryshojë fatin! Sa prej jush do donin të bënin të njëjtën gjë, deri sa e gjejnë veten sërish, te radha e pasaportav­e për të vulosur rikthimin. Po ti, nuk je Shirli Valentina?! Shko shihe që të thuash...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania