Panorama (Albania)

“Nurit i fal aksione, por nuk zbres nga ‘ kali’”

"Përgjegjës­ia është e imja, Ze Maria më i mirë se shqiptarët"

-

Refik Halili i bën skanerin Tiranës, duke filluar nga shkaqet e rënies e për të kaluar te presionet që i janë bërë për t'i marrë klubin.

E thotë prerazi që nuk do të largohet kurrë dhe shpreh gatishmëri­në për t'i falur aksione Nurit, por kurrsesi "komandën". Gjatë konferencë­s së djeshme për mediat, ku prezantoi trajnerin Ze Maria dhe administra­torin Gert Dajçi, ai nuk "kurseu" askënd.

ANALIZA E SEZONIT

"Nuk do kisha dashur të isha në krye të Tiranës që ra nga kategoria. Ka qenë një sezon shumë i vështirë, sidomos fundi. Si president ama i bëra hyzmetin. Unë si president përmbusha detyrimet e klubit, pasi asgjë nuk i ka munguar. Gjithsesi, dështuam. Dhe përgjegjës­ia më e madhe bie mbi mua".

"DIVORCI" ME JOSËN

"Për largimin e Josës, kam biseduar me të në fillim. Ishte paksa i lëkundur, por gjithsesi do ta thotë edhe vetë. Në fakt, në janar pësuam një goditje me bllokimin e merkatos. Por ekipi nuk ishte i keq, gjithsesi. Ata luajtën në 10 ditë dy ndeshje duke dëshmuar se nuk kanë diferenca as me Skënderbeu­n. Ndaj, po e them që nuk e meritonim të binim, por shumë faktorë ndikuan".

PROJEKTI DHE MERKATOJA

"Projekti i ri nis me Kupat e Europës, edhe pse kemi paksa vështirësi. Nuk është e lehtë të bësh ekipin, pasi afati është i shkurtër. Zgjedhja e lojtarëve do të jetë e duhura. Tashmë trajneri i ri mund t'i sjellë vetë ata dhe pa pasur pengesa".

FINANCAT DHE BORXHET

"Janë 4 miliardë lekë të hedhura për Tiranën, por dashakeqës­it duan të më përbaltin punën dhe mundin".

SHITJA E AKSIONEVE

"Jam vetë në kalë dhe do rri vetë në kalë. Sa i përket bashkëpuni­mit, për njerëzit që kanë qenë pjesë e Tiranës me kontribute, jam i gatshëm që t'u jap aksione. Jo me pagesë, por falas. Ndërsa biznesmenë­ve, vetëm kundrejt parave. Kam pasur shumë presione, pa fund, por askush nuk më ka kërkuar që t'i shes ama. Megjithatë, jua thashë, ai që ka qenë kontribuue­s do të marrë aksione falas. Të parin po jua them nëse doni, është Lut Nuri. Por, kurrsesi nuk lejoj që të hipin mbi mua dhe unë të dal poshtë".

OBJEKTIVAT

"Synimi i parë është rikthi- mi në Superiore".

NDJESA PËR TIFOZËT

"U kërkoj ndjesë, një të madhe dhe nga thellësia e shpirtit çdo tifozi. E di shumë mirë që ata kanë derdhur lot për këtë disfatë të tmerrshme që na ndodhi. Ndaj i kërkoj falje, por kjo nuk ka qenë kurrë dëshira ime dhe nuk e mendoja se do sillnim situatën këtu. Unë marr përgjegjës­itë e mia, por nga ana tjetër do luftoj dhe do punoj që të ringrihemi pas kësaj fatkeqësie".

ZGJEDHJA E ZE MARIAS

"Është emër i madh. Ka luajtur me yjet e botës. Jam i bindur që është i duhuri, madje më i mirë se shqiptarët. Ze Maria do bëjë punë të mirë dhe shpresoj që të qëndrojë gjatë".

 ??  ?? Refik Halili dje në konferencë
Refik Halili dje në konferencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania