Panorama (Albania)

Nga taksat te pensionet, programi “gjerman” i PD

Zbardhet plani elektoral i opozitës, pensionet 25 mijë lekë, shpenzime rekord për bujqësinë, nuk ka rritje të borxhit

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Zbardhet programi i PD, nga taksa e sheshtë 9% e ulja e TVSH te skema e re e pensioneve me 25 mijë lekë në muaj. Ulet taksa për pronat

Gazeta zbardh sot premtimet kryesore ekonomike të opozitës, të hartuara me mbështetje­n dhe ekspertizë­n e ekspertëve të CDU- së së Kancelares Merkel dhe Fondacioni­t “Konrad Adenauer”.

PD u rikthehet në planin e saj taksave të ulëta dhe rritjes së shpenzimev­e, duke shpresuar kësisoj të japë një impuls të ri në ekonominë e vendit. Qartësisht një politikë e djathtë që synon një shtet që prek sa më pak të mundet paratë e biznesit dhe qytetarëve, duke shpresuar në teorinë që iniciativa e lirë është shpenzuesi më eficient i mirë i parave.

PLANI PËR TAKSAT Në programin e PD- së parashikoh­et një rritje ekonomike prej të paktën 5 për qind. Kjo, sipas premtimeve elektorale, do të vijë nga rritja e konsumit privat dhe të qytetarëve. PD premton që me ardhjen në pushtet Shqipëria do të jetë vend me taksat më të ulëta në rajon. Premtimi shkon më tej, ku theksohet se brenda vitit 2019, Shqipëria do të jetë një ndër 10 vendet me ngarkesën fiskale më të ulët në botë. “1 miliard euro do t’i kthehen ekonomisë dhe shqiptarëv­e nga ulja e taksave”.

Sipas PD-së, të gjitha taksat për biznesin dhe pagat në Shqipëri do të bëhen 9 për qind. Sot, këto taksa janë 15 për qind, dhe PD parashikon një ulje prej të paktën 6 për qind. Bëhet fjalë për tatimin mbi fitimin, të ardhurat dhe dividendin. Për këtë të fundit, ndryshimi është më i thellë. PD premton të bëjë 0 tatimin mbi dividendin. Ky i fundit është tatimi për ndarjen e fitimit të bizneseve. Për pagat, PD parashikon të vendosë tatim 9 për qind. Ndërsa të lërë të patatuara pagat deri në 30 mijë lekë. Edhe sot pagat deri në 30 mijë lekë në muaj janë të patatuara, por për çdo lek mbi këtë shumë, tatimi është 13 për qind. PD e parashikon 9 për qind. Nga ana tjetër, janë mbi 120 mijë biznese të vogla që pritet të përfitojnë nga plani i PD- së. Opozita premton që “biznesi me xhiro deri në 12 milionë lekë në vit, do të kontribuoj­ë për taksat kombëtare dhe vendore me jo më shumë se 1,5% të xhiros vjetore”.

Të gjitha këto, përveç tatimit mbi pagën, janë taksa që nuk e prekin drejtpërdr­ejt qytetarin. Premtimi i madh i PD- së është ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar. “Shqiptarët do të blejnë me lirë, do të jetojnë më mirë, sepse ne do ta ulim TVSH- në në 15%, nga 20% që është sot, duke nxitur konsumin”. TVSH është taksë mbi çdo produkt që konsumojnë qytetarët. Ulja e saj, parashikoh­et të ndikojë në uljen e të gjitha çmimeve.

Një tjetër pikë e fortë e programit është ulja e tatimit mbi pronën. Sot, për çdo shitje të shtëpisë, tokave, dyqaneve, paguhet 15 për qind taksë për fitimin që merr ai që shet pronën. PD parashikon ulje në 3 për qind. “Ulja e taksës për transferim­in e pronësisë nga 15% , që është sot, në 3%, do të çlirojë kështu transaksio­net e

PENSIONET DHE FAMILJET E VARFRA Nuk janë pak, por 650 mijë pensionist­ë që preken direkt nga politikat që qeveritë parashikoj­në për këtë shtresë. Premtimi elektoral i PD- së është që pensionet minimale të rriten çdo vit, duke arritur në 25 mijë lekë në muaj në fund të mandatit. Sot pensioni minimal është rreth 13 mijë lekë, që do të thotë gati dyfishim. Por në program është parashikua­r edhe ndryshimi i skemës së pensioneve. “Do të mbështesim integrimin e skemave

 ??  ?? Faksimile e faqes së parë të programit të PD
Faksimile e faqes së parë të programit të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania