Panorama (Albania)

Meta në Lezhë: I gjithë populli do të armatoset nëse nuk kapen zagarët

“Deklaratë tërësisht jo vetëm e paligjshme, por tërësisht e papërgjegj­shme e Kryeminist­rit Rama drejtuar Policisë së Shtetit”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, deklaroi dje se do të armatosë popullin nëse policia nuk mbron popullin dhe nuk kap kriminelët.

Gjatë një vizite në shtëpinë e kryeplakut të Rraboshtës, në rrethin e Lezhës, i zgjedhur nga LSI- ja, Meta bëri këtë premtim para familjarëv­e të Gjovalin Mark Gjinit. “I gjithë populli do të armatoset po nuk i lidhi policia ata zagarë. Ja po ta them unë dhe do ta armatos unë popullin po nuk i lidhi policia ata”, tha Meta. Sipas tij, autorët janë pjesë e bandës së Rilindjes, e cila ka në thelbin e saj pabesinë. “Nuk është ngjarje e re që ndodh në Lezhë. Për fat të keq, bandat e Rilindjes janë njohur në të gjithë Europën për shkak, e për fat të keq, të Lezhës. Rilindja tani doli qartë që thelbin e vet ka pabesinë dhe këto gjëra tani janë në ditët e grahmat e fundit të rilindjes. Janë pritat e fundit që zë rilindja për t’i goditur pas shpine për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëv­e. Pa dyshim këtë Rilindja e bën në bashkëpuni­m me policinë. Për shkak se janë militantë të Rilindjes jo vetëm mbjellin drogë që e di gjithë Lezha, por edhe kujtojnë se do të kenë fatin apo mundësinë që të përmbysin me dhunë vullnetin e qytetarëve me akte të tilla banditeske e kriminale. Nuk dua të flas më shumë për bisedën që kam bërë me ministrin. Dëshiroj që ai të marrë masa përpara se i gjithë populli i Lezhës të ngrihet e t’i tregojë vendin kësaj bande”, tha Meta. Presidenti i zgjedhur i cilësoi të papërgjegj­shme dhe të paligjshme deklaratat e bëra nga Edi Rama për rolin e policisë. “Dua të shpreh shqetësimi­n e thellë për deklaratën tërësisht jo vetëm të paligjshme, por tërësisht të papërgjegj­shme të Kryeminist­rit Rama drejtuar Policisë së Shtetit. Dua të dënoj heshtjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit për këtë deklaratë që shkel rëndë ligjin për Policinë e Shtetit dhe që është një thirrje praktikish­t e hapur e përdorimit të policisë në zgjedhje”, tha Meta gjatë një deklarate bërë para Kuvendit të Shqipërisë. Ai iu përgjigj edhe deklaratës së Gramoz Ruçit se mund edhe të sh- karkohet me votat e socialistë­ve. “Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Absolutish­t, të jeni të sigurt ju. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Rilindjen, sepse Rilindja nuk bën dot shtet. T’u bësh thirrje policëve, nuk ka ndodhur kurrë kjo. As Berisha i parë, i dyti jo e jo, i treti jam i bindur as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë fundi i shtetit, t’u bësh thirrje policëve hiqni kapelet dhe shkoni mblidhni vota për Rilindjen, është fundi i shtetit. Është thirrje gjithashtu për kriminelët që të bashkëpuno­jnë me policët për të bërë presion mbi votuesit siç edhe po ndodh”, tha Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania