Panorama (Albania)

DEBATI NË PARLAMENT

-

Jozefina Topalli: Na kanë dorëzuar 27 emra, të cilët do të jenë pjesa elitare që do të bëjnë vetingun e sistemit gjyqësor, të asaj që prej kohësh flitet se do të jetë Reforma në Drejtësi. E vërteta është se aq sa ka pasur dhe ka ende pritshmëri të lartë për të bërë një Reformë në Drejtësi po aq i madh është dhe rreziku i një dështimi të turpshëm të asaj që ka nisur jashtëzako­nisht të mirë dhe që mund të përfundojë në mënyrën më të shëmtuar edhe sot në këtë votim. Po filloj nga lista që keni përpara, meqë nuk po guxoni të flisni, po flas unë. Në këtë listë ka miq të afërt të kryeminist­rit, militantë të kryeminist­rit, njerëz të paaftë nga ana profesiona­le, kamikazë politikë të kryeminist­rit. Këtu ka njerëz pushtues tokash, të cilët kanë qenë në procese gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore. Këto tani do të bëjnë Reformën në Drejtësi dhe do të bëjnë vetingun. Ju nuk flisni, edhe i dini sepse disa nga deputetët këtu i kanë pasur në proces kur ata kanë qenë në detyra të caktuara shtetërore. Ju thoni të votojmë në bllok, lista emrash që me ndonjë përjashtim shumë të veçantë... Edi Rama: Na thuaj emrat. Kush janë të mitë? Jozefina Topalli: Tani po flas unë. Emrat janë 27, ato ku shumica janë të tutë. Ato që nuk janë të tutë janë të paktit tënd me z. Basha. Nëse kjo është produkti i parë i marrëveshj­es suaj këtu është një kambanë e madhe alarmi. Mua nuk më shkon mendja të votoj në bllok njerëz, të cilët kanë mbyllur procese personale gjyqësore, duke paguar para dhe që sot vihen në majë të vetingut për të bërë fortifikim­in e sistemit të drejtësisë. Jo zotëri, unë nuk e votoj. Unë nuk e mbyll këtë legjislatu­rë duke votuar emra që nuk thonë asgjë. Votojeni, por kjo është historia e një dështimi të madh historik.

Edi Rama: Unë i hodha një sy listës, që me thënë të vërtetën as nuk e kam parë ndonjëherë dhe nuk e di ku m’i gjete gjithë këta miq dhe gjithë këta shokë.

Jozefina Topalli: I ke shokë nga Ina Rama, Albana Shtylla, Pal Shkambi...

Edi Rama: Jozefinë, se të dëgjova me shumë vëmendje dhe ta them sinqerisht që do më mungosh shumë në sesionin e ardhshëm, por ky nuk është faji im. Unë e kam bërë timen që t’i të dallohesh si kundërshta­re e ashpër e qeverisë, por kjo është fatura që duhet t’i paguani gjithë konformizm­it tuaj që u futët bashkë në çadër për të shmangur këtë seancë. Unë me këtë listë nuk kam asnjë lidhje dhe këtë Pal Shkambin, unë tani po e dëgjoj për herë të parë. Nuk e di kush është ky Shkambi. Këtu në listë është e vërtetë që unë njoh Ina Ramën dhe jam shumë krenar që ne kemi mbështetur Ina Ramën dhe jam shumë i keqardhur që t’i e ngre këtu emrin e saj. Ina Rama nuk është mikja ime, por po ta përsëris që jemi krenarë që i kemi dhënë mbështetje asaj gruaje që është një nga viktimat shembullor­e të shkeljes së të gjitha parimeve dhe normave të së drejtës. Edhe me vendim gjykate nuk u la të ushtronte normalisht profesioni­n e saj për vite e vite të tëra. Njoh Albana Shtyllën dhe jam shumë krenar që ajo është aty, edhe Albana nuk është mikja ime. Në distancë di kush është Sokol Çomo, por nuk e kam mik. Këta të tjerët me Shkmabin e me Qirko dhe ku di unë çfarë ka të tjerë, nuk i njoh. Më vjen keq që e mbylle në këtë mënyrë për këtë moment karrierën tënde parlamenta­re, sepse unë jam i bindur që t’i do të kthehesh një ditë këtu bashkë me Astritin. Mund të kishe gjetur një mënyrë më të denjë për të ikur që këtu për 4 vjet. Të lutem, mos të të shkojë mendja që unë dhe Luli flasim për ty. Nuk je fare në axhendën e marrëdhëni­es sonë. Jozefina Topalli: Mua më vjen keq që e them, por e ndiej se do të ndodhë kështu që ky do të jetë një dështim i madh i Reformës në Drejtësi. Unë uroj shumë që ky të mos jetë produkt i një marrëveshj­eje për të mbyllur llogaritë e ndonjë kryetari partie. Nëse do të ketë një përgjegjës, ai do të jetë Edi Rama dhe të gjithë ata burra që shkuan pas tij për të votuar disa emra që nuk i bëjnë asgjë drejtësisë, përkundraz­i janë peng i saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania