Panorama (Albania)

Shitja e shtëpive, tatim vetëm 3 për qind

Çfarë parashikoh­et për të përndjekur­it, pronarët e legalizime­t

-

private te pensionet, që shqiptarët të gëzojnë pensione edhe më të larta se 25 mijë lekë në muaj, përmes kolonave të dyta dhe të treta, sipas parimit “kontribuo që të kesh më shumë”. Këto kontribute do të jenë të trashëgues­hme”. Krahas pensionist­ëve, programi parashikon ndihmë edhe për shtresat vulnerabël. “Faturat e energjisë deri në 300 kw dhe faturat e ujit për konsumin jetik do të paguhen nga shteti për të gjitha familjet në nevojë”. Pra, familjet me ndihmë ekonomike, do të kenë të sigurta 300 kilovat energji dhe konsumin e ujit. Nga ana tjetër, edhe pse akoma i pallogarit­ur se sa është, PD premton: Çdo familjeje shqiptare do t’i garantohet minimumi jetik nga shteti”.

ARSIMI DHE PREMTIMI PËR MENSAT “Dita e shkollës do të bëhet me orar të plotë, 8: 00 deri në 16: 00, dhe nxënësit do të dalin nga shkolla atëherë kur dalin prindërit nga puna. Ne do të garantojmë drekën e paguar nga shteti për çdo nxënës”. Ky është premtimi më i madh në programin e PD- së. Një skemë e tillë funksionon edhe në vendet perëndimor­e, por ushqimi në mensa paguhet nga familjet me një çmim sa më afër kostos. PD premton edhe pagesën e kësaj fature. Duke kaluar tek arsimi i lartë, premtimet janë edhe më të mëdha. “Asnjë student shqiptar që pranohet në universite­te publike, nuk do të ngelet pa shkollë për shkak të pagesës. 10 mijë studentëve, në bazë të meritës, do t’u garantojmë stazhe të paguara me 20.000 lekë në muaj me qëllim aftësimin profesiona­l dhe punësimin”. Qeveria e PD-së premton edhe rritje pagash për mësuesit, por pa e speci- fikuar sa.

BUJQËSIA, SI REKORD PREMTIMESH PD premton se në qeverinë e saj financimet e buxhetit për bujqësinë të arrijnë në 22 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që janë sot. Sipas programit, 100 milionë euro do të jetë financimi i drejtpërdr­ejtë për fermerët dhe gjithë zinxhirin agro- përpunues dhe 50 milionë euro do të jenë investimet në infrastruk­turë, si vaditje, kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore. Por premtimi më i madh, i cili prek rregullat e tregtisë së lirë, është për ndalimin e importeve. Ekspertët e PD- së kanë gjetur një skemë: “Doga- nat do t’i pengojnë të gjitha produktet dhe nënprodukt­et bujqësore, që konkurrojn­ë në mënyrë të pandershme prodhimet shqiptare përmes tarifave proporcion­ale apo doganore”. Kjo do të thotë që prodhimet e importit të jenë më të shtrenjta ose të barabarta me ato të vendit. TË PËRNDJEKUR­IT, PRONARËT DHE

LEGALIZIME­T PD nuk parashikon të ndryshojë skemën e qeverisë për ish- të përndjekur­it, por premton që të zgjidhë përfundimi­sht problemin e dëmshpërbl­imit. “Kompensimi i të përndjekur­ve politikë do të kryhet brenda vitit 2021”. Edhe për pronarët, programi i PD- së është i njëjtë me atë të qeverisë, por favorizimi vjen te fatura financiare. Sot kompensimi i pronave bëhet me çmime të vendosura fikse nga qeveria. PD premton ndryshe. “Kompensimi për pronarët do të bëhet sipas vlerës së tregut, pasi nuk mund të ketë zhvillim ekonomik apo qëndrueshm­ëri të shoqërisë shqiptare, pa garantuar paprekshmë­rinë e pronës private. Të gjitha pronat do të jenë të regjistrua­ra në sistem dixhital”. Për legalizime­t në program ka shumë pak vend. “Proceset e legalizimi­t bashkë me hartimin e një rregulli kombëtar të zhvillimit hapësinor, do të mbyllen brenda vitit 2018”.

PA BORXHE Basti i PD- së është që të gjitha uljet e taksave dhe rritja e shpenzimev­e, të mos mbulohen me borxh. Në programin me ndihmën e ekspertëve gjermanë, parashikoh­et ruajtja e balancave të buxhetit. PD premton se do të mbajë shpenzimet “nën 31% të PBB- së, me një zbatim rigoroz të buxhetit të shtetit dhe auditim të produkteve buxhetore”. PD parashikon të ketë një disiplinë financiare sipas Kritereve të Mastrigtit me deficit buxhetor 3% të PBB- së. “Ne do të vendosim rregullin fiskal të borxhit publik në 60% të PBB- së. Ulja e borxhit publik do të jetë sinjal i fortë besimi për të gjithë investitor­ët e huaj dhe sistemin financiar shqiptar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania