Panorama (Albania)

Ja dëshmia e policit për vrasjen e Ervin Dalipajt

Oficeri i Policisë së Durrësit: S'ia vë gishtin askujt

-

Prokuroria e Durrësit i ka zgjeruar hetimet në lidhje me atentatin e ndodhur më 25 prill, ku mbeti i vrarë ish- shefi i Antikrimit Ekonomik, Ervin Dalipaj, dhe i dënuari për vrasje Juxhin Dautaj.

Duket se zbardhja e përmbajtje­s së dy telefonave që viktima Ervin Dalipaj mbante me vete ka hedhur dritë mbi rrethin e tij shoqëror. Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje javën e fundit disa persona që kanë pasur kontakte me anë të mesazheve apo telefonata­ve me Ervin Dalipajn, i cili ishte në kërkim nga janari 2016 e në vazhdim me akuzën e pjesëmarrj­es në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës. Burime të prokuroris­ë kanë thënë se mes personave që janë marrë në pyetje së fundi është edhe një zyrtar i lartë i sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Durrësit. Ky zyrtar i policisë së qytetit bregdetar sipas verifikime­ve të prokuroris­ë rezulton lidhje e afërt familjare e Ervin Dalipajt. Për këtë arsye, oficeri i policisë është marrë në pyetje nga grupi i hetimit nëse kishte informacio­ne apo të dhëna në lidhje me vrasjen e ndodhur më 25 prill 2017 në zonën e Sukthit në autostradë ku mbetën të vdekur Ervin Dali- paj dhe Juxhin Dautaj.

DËSHMIA

Zyrtari i policisë ka thënë se "nuk mund t'ia vinte gishtin" askujt, pasi të dy personat që mbetën të vrarë në atentat, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kishin probleme të shumta të tyre që mund të ishin bërë shkak i ngjarjes. Më pas prokuroria ka pyetur edhe disa persona të tjerë, të afërm të viktimave apo shokë të tyre, me të cilët shoqërohes­hin, por pa arritur ndonjë rezultat konkret në lidhje me zbardhjen e autorësisë së vrasjes, e cila mbetet ende mister. Edhe pse ishte më kërkim ditën e ngjarjes, Ervin Dalipaj kishte qëndruar në Tiranë në zonën e "Ali Demit" nga ku janë nisur për në Durrës bashkë me Juxhin Dautin, ku edhe u ekzekutuan pranë një servisi makinash në zonën e Sukthit. Dalipaj e Dauti lëviznin me një makinë tip "Audi" të marrë me qira, pronari i së cilës po kërkohet për t'u pyetur nga prokuroria, por që ka rezultuar se është jashtë Shqipërisë. Gjatë ditëve të fundit nga grupi i hetimit janë kryer disa kontrolle banese në Shijak dhe Sukth, ku janë gjetur armë e sende të tjera të paligjshme, por asnjë provë apo autor në lidhje me atentatin e mbetur mister. Ekspertët e grupit të hetimit kanë rindërtuar skemën dhe dinamikën e ngjarjes nga ku rezulton se autorët e krimit kanë qëlluar kundrejt dy të rinjve nga një distancë të e afërt, rreth 5- 6 metra, duke derdhur mbi ta 32 plumba kallashnik­ovi 7.62 mm. Objektivi kryesor i vrasësve dyshohet se ka qenë Ervin Dalipaj, 39 vjeç, ish- shef i Antikrimit Ekonomik të Policisë në Tiranë.

 ??  ?? Makina ku u vranë Dalipaj dhe Dauti
Makina ku u vranë Dalipaj dhe Dauti
 ?? Ervin Dalipaj ??
Ervin Dalipaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania