Panorama (Albania)

Ze Maria: Ringjall Tiranën, e kalojmë turin e parë

-

Ze Maria është zyrtarisht trajner i Tiranës. Ai ka firmosur një kontratë afatgjatë dhe nga sa mësohet, do të përfitojë afro 5 mijë euro në muaj. Gjatë prezantimi­t që iu bë dje para mediave, ai shpalli edhe objektivat, që janë ngjitja në Superiore dhe kalimi i turit të parë në Europë. "Ju falënderoj të gjithëve. Ndihem i nderuar që jam këtu. Falënderoj presidenti­n Halili që më dha mundësinë që të drejtoj Tiranën, ekipin më të titulluar në vendin tuaj. Për mua është një privilegj i madh dhe kur më erdhi ftesa, nuk hezitova asnjë sekondë. Përtej problemeve që ka kaluar klubi, jam i sigurt që do të ketë një të ardhme brilante. Në Kenia drejtoja ekipin më të mëdh, ku fituam Superkupën dhe një turne internacio­nal javën që shkoi. Unë kam luajtur 46 herë me Kombëtaren braziliane dhe për Flamengon, klub që ka 45 milionë tifozë. Me këtë dua të them që presioni është pjesë e karrierës sime. Përvojë të madhe si trajner ndoshta nuk kam, por jam gati për të drejtuar një skuadër të këtij niveli. Nuk besoj se një trajner që të drejtojë Tiranën duhet të ketë bërë 20 vite karrierë. Mjafton që të kuptosh nga futbolli dhe të dish se çfarë do të bësh. Objektivi personal është i njëjtë me atë të klu- bit. Të ringjallim Tiranën. Ne kemi disa synime këtë sezon dhe një ndër to është kalimi i turit të parë në Europë, si edhe t'u besojmë sa më shumë të rinjve. Kemi pak kohë për ndeshjet e datës 29. Kam njohuri për lojtarë të talentuar në Brazil, në Kenia apo në Itali, por fillimisht duhet të njoh skuadrën, pastaj do të vendos se çfarë lojtarësh do të afroj.

 ??  ?? Trajneri i ri i Tiranës, Ze Maria
Trajneri i ri i Tiranës, Ze Maria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania