Panorama (Albania)

Kolegji kundër KQZ, i heq numëruesin PR Anëtari i tretë i grupeve të numërimit i kalon LSI

-

Kolegji Zgjedhor ka pranuar dje ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke i dhënë të drejtën që në 90 ZAZ- të e të gjithë Shqipërisë, në të gjitha tavolinat e numërimit të ketë të drejtën të emërojë anëtarin e saj si parti e dytë e maxhorancë­s. Kolegji rrëzoi dje vendimin e KQZ- së që një javë më parë, anëtarin e tretë të grupeve të numërimit vendosi ta ndajë mes LSI- së dhe PDIU- së. Kolegji Zgjedhor vendosi që anëtari i tretë i grupeve të numërimit të jetë vetëm i LSI-së, ndërkohë që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit u konsiderua si parti e opozitës dhe do të duhet të ndajë anëtarët e grupeve të numërimit me Partinë Republikan­e të Fatmir Mediut. Ky vendim u mor nga trupi gjykues i kolegjit, i cili drejtohej nga gjyqtari Gjin Gjoni. “Anëtari i tretë i grupit të numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit do të propozohet nga Lëvizja So- cialiste për Integrim, ndërsa anëtari i katërt do të propozohet nga PDIU dhe PR, pas shortit që do të hidhet për çdo ZAZ nga KQZ”, tha dje Gjin Gjoni.

REAGIMET

Juristi i PD- së, Ivi Kaso, e ka quajtur si paradoksal vendimin e Kolegjit Zgjedhor. “Ishte vendim paradoksal, pasi vetë përfaqësue­si i PDIU- së në seancë deklaroi që PDIU- ja është parti maxhorancë­s parlamenta­re, ndërkohë që vendimi i kolegjit zgjedhor, pavarësish­t këtij qëndrimi të qartë të PDIU- së, vendosi ta cilësojë PDIU- në si parti të opozitës”, tha dje Ivi Kaso. Kurse për ish- ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, vendimi i kolegjit ktheu KQZ- në në shtratin e saj ligjor. “Ishte një kthim në shtratin ligjor, shtrat nga ku KQZ- ja kishte dalë. Fakt është që për caktimin e numëruesve në mënyrë arbitrare kishte dalë nga shtrati ligjor, sot e riktheu në shtratin ligjor”, tha dje Ylli Manjani.

SHORTI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas këtij vendimi të kolegjit rihodhi shortin me gogla, sipas të cilit Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të propozojë anëtarin e katërt në të gjitha Zonat e Administri­mit të Zgjedhjeve me numër çift, ndërkohë që Partia Republikan­e do të emërojë anëtarët e grupeve të numërimit në të gjitha ZAZ- të me numër tek. Në 45 ZAZ- të e vendit, Partia Demokratik­e sipas kësaj ndarjeje të re do të jetë në minorancë, pasi 3 numëruesit e tjerë do të jenë të partive të maxhorancë­s së majtë. Para hedhjes së shortit kreu i KQZ- së, Klement Zguri, tha se Kolegji Zgjedhor për të njëjtën çështje ka marrë dy vendime të ndryshme.

 ??  ?? Dje në Kolegjin Zgjedhor
Dje në Kolegjin Zgjedhor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania