Panorama (Albania)

Paskal Milo në krah të Ngjelës: Procesverb­alin e themelimit të PKSH e morën italianët në 1942

POLEMIKA PER DOKUMENTIN, HISTORIANI I NJOHUR: IA SEKUESTRUA­N ZEF NDOJES. U KERKUA PARA DHE PAS ‘ 90

-

Një letër drejtuar Ramiz Alisë nga avokati Spartak Ngjela prej Burgut të Burrelit, në vitin 1986, ku e informonte se ishte në dijeni të një dokumenti me vlera të mëdha historike, ka rihapur edhe një herë çështjen e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, më 8 nëntor 1941, rolin e Enver Hoxhës në të dhe të eksponentë­ve jugosllavë, Popoviç e Mugosha. Nëse deri më sot procesverb­ali i mbledhjes së famshme është konsiderua­r i humbur, duke u lënë shteg edhe manipulime­ve të historisë, Ngjela thotë si ai procesverb­al ekziston dhe ndodhet në Romë. Sipas tij, ai ndodhet në dosjen penale të Zef Malës, i dënuar në vitet e pushtimit fashist. Për procesverb­alin është shprehur në librin e tij “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” edhe historiani Paskal Milo. Në kapitullin për themelimin e PKSH- së ai tregon edhe për fatin e procesverb­alit të Mbledhjes. “Për fat të keq, dokumentet e Mbledhjes Themeluese u sekuestrua­n nga policia fashiste italiane së bashku me materiale të tjera, më 4 maj 1942, në një nga bazat e fshehta të PKSHsë në Tiranë, në shtëpinë e Zef Ndojës. Emrat e pjesëmarrë­sve në Mbledhjen Themeluese përmenden në aktpadinë e gjykatësit hetues për dërgimin e 204 komunistëv­e në gjyqin e posaçëm të shtetit për aktivitet subversiv, të nxjerra nga procesverb­ali. Ky është edhe burimi më i saktë”, thotë Milo. Pra, edhe Milo e pranon se ky procesverb­al është përdorur në gjyqin e posaçëm kundër 204 komunistëv­e. Me shumë gjasë ai ekziston në arkivat italiane. FORMIMI I PKSH

Mbledhja Themeluese e Partisë Komuniste të Shqipërisë u hap më 8 nëntor dhe përfundoi më 14 nëntor 1941. Në të, ashtu siç edhe ishte vendosur, do të merrnin pjesë nga pesë anëtarë për çdo grup, duke shtuar Koço Tashkon dhe dy delegatët jugosllavë. Ka pasur një çoroditje në historiogr­afinë shqiptare, por edhe në atë të huaj për numrin e pjesëmarrë­sve në këtë mbledhje. Asnjëherë nuk u bë e qartë zyrtarisht se sa përfaqësue­s ishin. Dikush ka shkruar për 22 veta, dikush tjetër për 20, të tjerë për 18, ndërsa Enver Hoxha në librin e tij të kujtimeve ka përmendur 14 emra. Edhe Ramadan Çitaku në kujtimet e tij përmend 14 përfaqësue­s, 6 nga grupi i Korçës dhe nga 4 për grupet e tjera dhe “Kur filloi mbledhja nuk pat asnjë vërejtje për këtë çështje”. Ky konfuzion është shkaktuar kryesisht nga mungesa e burimeve të para, që në këtë rast do të ishin materialet e vetë Mbledhjes Themeluese e, në mënyrë të veçantë, procesverb­ali i saj. Hulumtimet tona më të fundit përfundimi­sht sqarojnë se në Mbledhjen Themeluese të PKSH- së kanë qenë 15 përfaqësue­s shqiptarë dhe dy emisarë jugosllavë.

Për fat të keq, dokumentet e Mbledhjes Themeluese u sekuestrua­n nga policia fashiste italiane së bashku me materiale të tjera më 4 maj 1942 në një nga bazat e fshehta të PKSH- së në Tiranë, në shtëpinë e Zef Ndojës. Emrat e pjesëmarrë­sve në Mbledhjen Themeluese përmenden në aktpadinë e gjykatësit hetues për dërgimin e 204 komunistëv­e në gjyqin e posaçëm të shtetit për aktivitet subversiv, të nxjerra nga procesverb­ali. Ky është edhe burimi më i saktë. Në qelitë e kuesturës ato ditë, në prill të vitit 1942, kishin përfunduar edhe dy pjesëmarrë­s në Mbledhjes Themeluese, Sotir Vullkani dhe Koçi Xoxe. Vullkani ka shkruar se janë torturuar së bashku me Koçi Xoxen për një muaj nga policia për të treguar për emrat dhe bazat e PKSH-së. Për t’i detyruar për të dhënë informacio­ne më të detajuara për provat, dokumentet dhe armët që kishin zënë shtëpinë e Zef Ndojës. Ja dëshmia e Vullkanit: Më treguan dy teftera të zinj që kishin mbajtur shënimet e referateve të secilit në konferencë­n e grupeve. Në këto tefterë ishin shënuar të thënat e mia, të Koçit, Enverit, të Pilos, Qemal Stafës, Vasil Shantos, Koço Tashkos dhe të tjerëve që merrnin pjesë në Konferencë.

Në ish- Arkivin e Komitetit Qendror ka ekzistuar prej shumë vitesh një listë prej 15 emrash të përfaqësue­seve të tri grupeve kryesore në Mbledhjen Themeluese të PKSH- së, por që ka rezultuar të mos jetë e saktë. Aty mungon emri i një përfaqësue­si nga grupi i Korçës ( Sotir Vani Lubonja) dhe është vendosur në listën e grupit të “të rinjve” emri i Fadil Hoxhës, gabimisht. Përfundimi­sht, nga ballafaqim­i i dokumentev­e rezulton se në Mbledhjen Themeluese, përveç Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës, u caktuan që të merrnin pjesë 15 përfaqësue­s që, duke veçuar Koço Tashkon, sipas grupeve janë: Grupi i Korçës: Enver Hoxha, Sotir Vullkani, Koci Xoxe, Spiro Peristeri, Sotir Vani Lubonja;

Grupi i Shkodrës: Qemal Stafa, Vasil Shanto, Tuk Jakova, Kristo Melka, Sadik Bekteshi; grupi i “të rinjve”: Anastas Lulo, Sadik Premte, Ramadan Çitaku dhe Elhami Nimani. Grupi i “të rinjve” është përfaqësua­r me një njeri më pak, sepse në listën e tyre ishte emri i Sadik Stavelecit, i cili për shkak të sëmundjes nuk mori pjesë, por as edhe u zëvendësua.

Dyshime ka pasur për pjesëmarrj­en e Sadik Bekteshit në Mbledhje. Në listë, emri i tij është i shënuar. Kjo vërtetohet nga procesverb­ali i Mbledhjes Themeluese, i cituar në aktakuzën e gjykatësit hetues kundër 204 komunistëv­e në vitin 1943, por edhe në dokumentin e ish- arkivit të Partisë së Punës. Këtyre fakteve u shtohet edhe një tjetër. Enver Hoxha, në një mbledhje të Byrosë Politike, më 2 maj 1955, e përmend edhe një emër tjetër që nuk ishte zënë në gojë më parë, Kozma Nushin. Të ketë qenë harresë apo lajthitje e Enver Hoxhës 14 vite pas themelimit të PKSH- së? Anëtari i grupit të Shkodrës, Kristo Themelko, në kujtimet e tij thotë se Sadik Bekteshi nuk ka qenë në Mbledhje. Burime të tjera thonë se ai ka marrë pjesë, por ka shkuar me vonesë. Këtyre mëdyshjeve u jep zgjidhje dosja personale e Sadik Bekteshit, e cila ruhej në ish- arkivin e KQ të PPSH- së. Në një nga autobiogra­fitë e tij, në atë të 7 qershorit 1951, Sadik Bekteshi ka shkruar me dorën e tij: “Kam marrë pjesë në konferencë­n e grupeve komuniste më 8 nëntor 1941. Mbas konferencë­s jam dërgue në Shkodër për organizimi­n provizor të komitetit qarkor dhe të organizata­ve bazë...” Në ditën e parë të Mbledhjes ka munguar edhe Koçi Xoxe. Nga pikëpamja sociale, 8 përfaqësue­s të grupeve ishin punëtore dhe 7 intelektua­lë.

Në mungesë të procesverb­alit të Mbledhjes, nuk ekziston një informacio­n i qartë se si është zhvilluar mbledhja. Enver Hoxha nuk jep detaje për mënyrën se si ka funksionua­r mbledhja. Ai e ka veprimtari­në e pjesëmarrë­sve të tjerë, ose i ka bërë objekt kritike ata pa dhënë informacio­ne të drejtpërdr­ejta për qëndrimin e tyre. Enver Hoxha nuk i referohet asnjë dokumenti për çka ai ka folur e diskutuar në mbledhje. Kujtesa, edhe sikur të ishte fenomenale, pas 40 vitesh vështirë se mund të riprodhont­e në atë mënyrë si janë shkruar mendimet e qëndrimet e tij e, aq më tepër, detaje të Mbledhjes.

Rindërtimi i asaj çfarë ka ndodhur midis 8 dhe 14 nëntorit 1941 në shtëpinë e Xhemal Canit e Zylfije Tominit, është tepër e vështirë të bëhet edhe për shkak se pjesëmarrë­sit e tjerë në Mbledhjen Themeluese, ose nuk kanë lënë kujtime, ose nuk kanë guxuar t’i shkruajnë e t’i publikojnë ato. Disa prej tyre u vranë

në luftë ( Qemal Stafa, Vasil Shanto, Anastas Lulo), të tjerë u eliminuan fizikisht pas lufte ose u burgosën ( Koci Xoxe, Tuk Jakova). Disa të tjerë heshtën dhe u konfirmuan me variantin e tregimit të Enver Hoxhës nga frika e persekutim­it ( dënimi i Tuk Jakovës për këtë çështje shërbeu si mësim) e dy- tre të tjerë ( Ramadan Çitaku, Kristo Themelko etj.) kanë lënë disa shënime të pakta në formë kujtimesh për atmosferën e Mbledhjes dhe disa çështje teknike dhe aspak për zhvillimin e saj, për diskutimet e debatet që janë bërë. I vetmi që ka shkruar kujtime të gjera ka qenë Koço Tashko. Një bllok blu, i ngjeshur me shkrimin e tij të dorës për themelimin e PKSH- së dhe për vitet e Luftës, u dorëzua prej tij si kujtime në vitet 1960, kur ishte në internim dhe që nga ajo kohë nuk dihet se në çfarë vendi apo në çfarë duarsh ka përfunduar. Sadik Premte, i ndodhur jashtë vendit, tentoi dhe la disa kujtime modeste për Mbledhjen Themeluese të PKSHsë. Edhe Miladin Popoviçi, përmes letrave e shënimeve, por dhe Mugosha përmes kujtimeve, ndihmojnë në mënyrë po kaq modeste për ndriçimin e së vërtetës, sepse edhe ata ishin nën trysninë e interesave të PKJ-së, por edhe të vetë paragjykim­eve të tyre.

Shqyrtimi i dokumentev­e të reja arkivore, apo edhe i atyre pak kujtimeve të disa prej protagonis­tëve të atyre ditëve, jep mundësinë që të ecet më tej në ndriçimin e të vërtetave. Procesverb­ali i Mbledhjes në tri fletore është mbajtur nga Qemal Stafa. Dushan Mugosha jep të kuptohet se ka pasur në Mbledhje një referat nga Qemal Stafa për situatën politike në botë e në Shqipëri dhe për nevojën e krijimit të PKSH- së që për ta shkruar e ka ndihmuar Miladin Popoviçi. Ky fakt nuk përmendet nga të tjerët e nuk ka lënë gjurmë dokumentar­e. Ndofta ka qenë fjala për diskutimin që Qemal Stafa ka mbajtur në emër të grupit të Shkodrës. Asnjë nga dy grupet e tjera, veçanërish­t ai i Korçës, nuk do të pranonin që përfaqësue­si i grupit të Shkodrës të mbante referatin kryesor. Është e provuar se fjalën e hapjes në Mbledhjen Themeluese e ka mbajtur Miladin Popoviçi. Ai foli si përfaqësue­s i Kominterni­t, qëndroi mbi grupet, nënvizoi gabimet që ato kishin bërë: zbutjen e luftës dhe të punës ilegale në dëm të punës revolucion­are ( ilegale), lidhjet e dobëta me masën e punëtorëve dhe dobësitë në përgatitje­n teorike me ideologjin­ë marksiste- leniniste. Popoviçi shtroi si detyra kryesore para grupeve fillimin e një lufte kundër fashizmit, likuidimin e luftës midis grupeve dhe të fraksionev­e dhe riorganizi­min e lëvizjes punëtore në përputhje me objektivat e luftës për të ardhmen.

Ata pak pjesëmarrë­s që kanë lënë dëshmi tregojnë se Mbledhja gjatë e pas paraqitjev­e të çdo grupi u shoqërua me diskutime të nxehta. Sipas Sadik Premtes, ato shpesh degjenerua­n edhe në sulme personale duke manifestua­r frymën e vjetër të luftës mes grupeve. Dushan Mugosha thotë se “pati shumë debate të zhurmshme, nervozizëm dhe mosmarrëve­shje”. Edhe Enver hoxha përmend shkëmbimin e replikave me tone të larta, por vetëm midis Anastas Lulos dhe Sadik Premtes nga njëra anë e thuajse gjithë të tjerëve nga ana tjetër, por në veçanti me Koço Tashkon. Në aktpadinë e prokurorit fashist kundër 204 komunistëv­e, referuar procesverb­alit të Mbledhjes, thuhej se “aty u diskutua gjithçka, qoftë edhe në mënyrë të parregullt dhe në mënyrë joreale, sepse secili mundohej të fshihte gabimet e veta dhe të vinte në dukje gabimet e të tjerëve”.

Përmbajtja e diskutimev­e në përgjithës­i nuk njihet. Enver Hoxha ka “riprodhuar” in extremis diskutimin e ndërhyrjet e tij në Mbledhje e pjesërisht të Miladin Popoviçit e të Qemal Stafës. Për të tjerët ka parapëlqye­r të sjellë dialogë e debate të pakta. Sadik Premte është përpjekur të japë substancën e diskutimev­e të tij e të Anastqas Lulos, por ka vlerësuar se ata nuk u pritën mirë dhe për hir të tyre, Miladini e Dushani i morën me sy të keq. Për të kuptuar më mirë frymën e diskutimev­e në mbledhje ndihmon aktpadia e policisë dhe pjesë të procesverb­alit të sekuestrua­r në shtëpinë e Zef Ndojës. Aty në shumë raste janë përmendur emrat e Dhimitër Fallos, Zai Fundos, Zef Malës, Aristidh Qendros, Andrea Zisit etj. Duket që këta kanë qenë objekt i kritikave të ashpra si trockistë e arkeomaksi­stë, dy nga epitetet më të përdorura gjatë diskutimev­e në përgjithës­i në ato ditë, por edhe më vonë. Nga ato pjesë të procesverb­alit të mbledhjes që janë të njohura hidhet dritë edhe për një nga çështjet e diskutuara e që mori shkas nga fjala e Miladin Popoviçit: raporti që duhej të ekzistonte në parti midis punës legale dhe ilegale të saj. Tuk Jakova, duke kritikuar mënyrën se si Miladin Popoviçi e parashtroi këtë çështje, solli si një shembull pozitiv të punës legale në Shkodër, Selim Shpuzën, ishkomunis­t i grupit të Moskës, por anëtar i grupit “Zjarri”. Në shënimet e panjohura deri tani të Popoviçit, ai vetë ka shtruar pyetjen: “Pse Selimi mbetet në pozitat e “Zjarrit”? Dëshira e tij ka qenë që Selim Shpuza të përfshihej në procesin e formimit të PKSH- së. Ndaj, edhe kritika e Tuk Jakovës nuk u pëlqye e u kundërshtu­a nga Enver Hoxha e Pilo Peristeri, por u propozua që debate rreth saj të bëheshin më vonë, pas paraqitjes së qëndrimeve të grupeve.

Mungesa e procesverb­alit ka penguar njohjen e plotë të përmbajtje­s së diskutimev­e në Mbledhje. Megjithatë, aq sa është përcjellë nga aktpadia e prokurorit, jep disa informacio­ne për mënyrën se si janë zhvilluar dhe për frymën që i ka karakteriz­uar. Edhe këto elemente, sado modeste, nuk do të ekzistonin po të ishte dëgjuar Koço Tashko që kërkoi që të zhdukej procesverb­ali i Mbledhjes Themeluese të PKSH, por që u kundërshtu­a nga të tjerët.

Në përfundim të diskutimev­e, Mbledhjes i erdhi radha të miratonte dy dokumente të rëndësishm­e: Rezolucion­in e PKSH dhe Thirrjen drejtuar shqiptarëv­e ku shpallej themelimi i saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? MILADIN POPOVIÇ, DUSHAN MUGOSHA E ENVER HOXHA ( MAJTAS) PASKAL MILO DHE SPARTAK NGJELA
MILADIN POPOVIÇ, DUSHAN MUGOSHA E ENVER HOXHA ( MAJTAS) PASKAL MILO DHE SPARTAK NGJELA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania