Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, emrat e rinj që marrin këstin e 8

Ministria e Mirëqenies bën gati listat me të përndjekur­it që përfitojnë nga fondi 7 milionë USD. 200 emrat e parë që marrin dëmshpërbl­imin

- ADA HAZIZOLLI

Janë mbi 700 të dënuar që jetojnë, të cilët marrin këstin e tetë të dëmshpërbl­imit.

Ministria e Mirëqenies Sociale ka gati listën e plotë të përfituesv­e nga fondi 7 milionë dollarë. Gazeta boton emrat e 200 familjeve të para, për të cilat është bërë kalimi i parave në bankë, ndërkohë që do të vijohet edhe nesër me publikimin e përfituesv­e të radhës.

PËRFITUESI­T Nga të dhënat zyrtare mësohet se janë rreth 2100 ishtë përndjekur që bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Por me fondin e mbetur, nga kalkulimet paraprake është pohuar se, vetëm 1650 prej tyre do të kenë mundësi të marrin këstin e tetë, duke përmbyllur në këtë mënyrë edhe procesin e dëmshpërbl­imit. Mbi bazën e rendit të përcaktuar, të parët që përfitojnë janë të dënuarat gra dhe ata që janë në moshë mbi 75 vjeç. Në lidhje me procesimin e pagesave, burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale sqarojnë se kalimi i parave në bankë është bërë vetëm për një pjesë të përfituesv­e, për pjesën tjetër disbursimi është vetëm çështje ditësh. TRASHËGIMT­ARËT Paralelish­t me shlyerjen e këstit të tetë për të dënuarit që jetojnë, po vijohet edhe me pagesat për trashëgimt­arët. Fondi i adresuar për këtë kategori kap vlerën e 6 milionë dollarëve dhe deri më tani vetëm 10% e tij është arritur që të ndahet. Aktualisht puna po vijon me këstin e dytë, ndërkohë që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se kur do të nisë pagesa e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania