Panorama (Albania)

Përplasja, Meta i mbyll derën Ramës, Kryeminist­ri: Nuk po sillet si President

NXEHET FUSHATA, INCIDENTE NE DIBER, NE TIRANE NJE I PLAGOSUR

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama akuzoi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kur ishte kryetar i LSI- së sillej si President dhe tani që është zgjedhur President, sillet si kryetar partie.

I ftuar në emisionin “Dritare” me Rudina Xhungën, në “Vizion Plus”, Rama tha se LSI do të jetë jashtë çdo lloj forme qeverie që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ndërsa vendi do të qeveriset nga PS Plus.

Si i vlerësoni akuzat e forta të bëra nga bashkëkrye­tari juaj i koalicioni­t?

Personalis­ht jam krenar për punën që ka bërë koalicioni. Është për të ardhur keq, madje mua më vjen zor kur dëgjoj aleatët tanë që u janë vërsulur pikave më të forta të qeverisjes, që në fund të fundit mund të merrnin edhe ata ndonjë meritë, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të drejtpërdr­ejtë për t’i bërë ato, kanë dhënë një ndihmë të rëndësishm­e, sepse i kanë votuar ato. Ndërkohë që reforma që ne nuk kemi bërë dot dhe unë nuk e bëj kurrë as sot, as nesër, është reforma e administra­tës shtetërore, pra parcelizim­i i administra­tës shtetërore me përqindje mes partive, tjetra thotë dua kaq agjenci, kaq pastruese etj. Ky është një kancer që nuk mund ta pranoj.

Administra­ta do të jetë vetëm rilindase?

Jo, unë nuk them që shteti i ndarë në tepsinë e pushtetit nuk funksionon se ka dhe të tjerë në koalicion, unë them se këtë tepsi duhet ta çojmë për skrap.

Ju sot e morët vesh këtë, se sot folët për Portin e Durrësit?

Nuk mund të funksionoj­ë një shtet kur administra­ta publike parcelizoh­et sipas partive. Kjo është një çështje që dihet prej njëzet e kusur vitesh.

Por dhe për katër vitet që kaluat?

Edhe për katër vitet që do të vijnë nuk do ta bëj dot, nëse njerëzit nuk do të na japin timonin të vetëm në drejtim. Pastaj nëse ka koalicion apo nuk ka, ka bashkudhët­arë ose jo, kjo do të jetë mbi bazë programesh. Por nëse njerëzit na detyrojnë të kemi dhe të tjerë në prehër që të na kapin timonin në çdo moment, dhe të thonë Portin e kam unë, përndryshe ndalo. Këtu po flasim për një sistem që mund ta shpëtojnë nga kanceri vetëm shqiptarët e bashkuar më 25 qershor. Unë e dija, por nuk bëja dot më shumë.

Ilir Meta ka thënë se Edi Rama do që ta bëjë burg këtë vend, por burg me ngjyra...

Unë nuk hyj në këto polemika, sepse janë shumë të ulëta për mua. Unë dua të shohim të gjithë së bashku larg dhe lart dhe të jemi të vetëdijshë­m se kemi bërë mjaftueshë­m për mundësitë që kemi pasur dhe tani duhet ta ndajmë mendjen se tani duhet të bëjmë shtet.

Cili është modeli juaj, Durrësi apo Tirana?

Është kollaj të bëhen kritika, por e kam thënë që borxhi që gjetëm do ta çonte vendin në kolaps, por ne bëmë një program që është projeksion dhe jeta është dinamike. Por ne kemi realizuar 80% të programit tonë dhe unë e sfidoj këdo që të më gjejë një qeveri që ka realizuar 80% të programit të saj në këtë çereksheku­lli.

Pse duhet të votohet numri 2 më 25 qershor?

Të të bëj unë ty një pyetje: Midis meje, Lulit, Benit, Titit, ju kë do zgjidhnit? Shqipëria që duam nuk bëhet as me recetat e Sudes se u provua, as me recetat e Lulit, as me recetat e Titit, as me recetën e Ben Blushit që thotë lindni fëmijë se unë do t’ju jap 1000 euro për çdo lindje. Këto janë kalamanllë­qe dhe Shqipëria do bëhet siç janë bërë dhe vendet e tjera, me punë, me sakrifica dhe me stres dhe ia kanë dalë, nëse ecim me recetën e ditës, nuk do të arrijmë asgjë.

Çfarë kanë bërë këta që premtojnë çdo ditë?! Çfarë ka bërë Petrit Vasili?! Ilir Meta ka bërë, sepse Petrit Vasili u vendos tani... Ilir Meta u zgjodh President i Republikës dhe nuk e di se si i ngatërron këto tempot. Sa ishte kryetar partie, sillej si President i popullit, tani që është President, sillet si kryetar partie.

Ilir Meta ka thënë se do t’i japë më shumë mundësi Erion Veliajt sesa Edi Rama për të pasur sukses në krye të Bashkisë së Tiranës. Si e komentoni?

Në fakt, edhe kur ishte Luli kryetar bashkie, Bujar Nishani si President e ndihmoi me shumë fonde... Përtej këtyre momenteve tragjikomi­ke të fushatës së bashkëkrye­tarit tim. Ajo që unë them është kjo: nëse për gjithë Shqipërinë u them shqiptarëv­e se duhet një votë kuqezi, atyre që jetojnë në Tiranë të votojnë si kryeqyteta­s. Lali Eri me mbështetje­n e plotë timen, po i rikthen Tiranës gjithë atë optimizëm dhe atë energji që kishte në vitet e para të qeverisjes sime, patjetër që do bëjë shumë më tepër për Tiranën se ç’kam bërë unë, se do ketë edhe mbështetje­n time.

Ju u thoni anëtarëve të LSI- së hajdeni kthehuni në familjen tuaj dhe votoni PS- në?

Atyre u them që kush e voton atë parti për vendin e punës, apo për premtimin për punë, duhet të ndërrojë qasje, sepse LSI nuk do të jetë më në pushtet pas datës 25 qershor. Kjo është gjëja e vetme e sigurt pas 25 qershorit. LSI nuk do të ketë më vend, në çfarëdollo­j forme që do të ndërtohet qeveria e Shqipërisë.

Më 26 qershor vendos Petrit Vasili, tha Ilir Meta...

Unë po flas me shqiptarët, jo për Petrit Vasilin. Më çuan një video pak më parë për forcën e parë dhe të paparë. Ja cila është pjesëmarrj­a gjatë mitingut të LSI- së në Berat. Karriget bosh, nuk i kanë shkuar njerëzit në mitingun madhështor. Të jemi të qartë dhe konkretë. Kjo nuk është një luftë politike, kjo është një çështje për të ardhmen, nuk do vendosë kush do qeverisë për 4 vitet e ardhshme, se do të qeverisë Partia Socialiste Plus. Çështja është a do ta bëjmë këtë vend shtetin që duam, apo do ta bëjmë si këto 44 muaj, që bëmë goxha reforma dhe jemi më mirë nga ç’ishim, por Shqipërinë që duam e bëjmë vetëm nëse bashkohemi të gjithë bashkë.

Po atyre që ju pëlqejnë dhe ju mbështesin, por nuk pëlqejnë mënyrën tuaj të komunikimi­t, me arrogancë, çfarë do t’u thoni?

Kush e ka këtë problem, se nuk e di?

Ka dhe nga ata që e kanë këtë shqetësim...

Atyre do t’u them se unë nuk po ju kërkoj dorën për t’u martuar dhe as për të bërë krushqi me ju. Ju i keni zgjedhur njerëzit e dashur dhe t’ju rrojnë sa malet. Unë jam këtu për punë. Çdo kalë i kuq e ka një huq, nëse ju shqetëson huqi im, ju doni kalin, apo meqenëse kali e ka një huq, ju do të zgjidhni gomarin, mushkën apo kërriçin.

Të jemi të qartë dhe konkretë. Kjo nuk është një luftë politike, kjo është një çështje për të ardhmen, nuk do vendosë kush do qeverisë për 4 vitet e ardhshme, se do të qeverisë Partia Socialiste Plus. Çështja është a do ta bëjmë këtë vend shtetin që duam, apo do ta bëjmë si këto 44 muaj, që bëmë goxha reforma dhe jemi më mirë nga ç’ishim, por Shqipërinë që duam e bëjmë vetëm nëse bashkohemi të gjithë bashkë “Për 4 vitet e ardhshme do të qeverisë Partia Socialiste Plus”

 ??  ?? Rama dje në Durrës
Rama dje në Durrës
 ??  ?? Meta dje në Berat
Meta dje në Berat
 ??  ?? Edi Rama dhe Ilir Meta
Edi Rama dhe Ilir Meta
 ??  ?? Edi Rama dje në mitingun e Durrësit
Edi Rama dje në mitingun e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania