Panorama (Albania)

Reportazh me zgjedhje, te Sheshi i Shqiptarëv­e

- MYSLIM PASHA

Kjo është një fushatë zgjedhore dhe disa e...

quajnë risi. Është pangjyrë dhe pa erë… edhe pse heronjtë si në legjendë janë në brendësi, të padukshëm ! “Domethënë të paformë e të pafytyrë! Këta shqiptarë të politikës!”, u dëgjua atypari.

” Edi Rama arriti të bëjë sfidë dhe fushata ka këtë veçori të paparë me herët, duke qenë i ndryshëm nga të gjithë”, thotë një tjetër.

“Mos kujtoni se njerëzit, edhe pse të vuajtur e të zhgënjyer se ç’u ka ndodhur më parë, ata janë vënë në diskutim për votën. Vota është një armë dhe ajo duhet përdorur, edhe pse kjo fushatë është pa ngjyrë dhe pa erë. Flasim së jashtmi, sepse nga brenda ajo e ka erupsionin e saj”, seriozisht sikur të bënte filozofi, trokiti kolegu tjetër i menduar.

Ja kështu, duke diskutuar, të përhumbur në kaosin e politikës së mbrapshtë që po na rrokanis kokën, kafen e parë, sa të hyjmë në provim me studentët, e nisim me koalicione­t që do të bëhen dhe me kë? Si?! Ç’grurë do të korret?

Flasim për bashkimet, nënkuptime­t, përqafimet dhe sharjet, grindjet, lutjet, puthjet, strategjit­ë dhe taktikat që po duken dhe zhduken.

“Këtej të lajnë e këtej të lyejnë… Aman o Zot!”

Ja Rama në TV i lodhur në kulm, fytyrëvrar­ë i parruar dhe pa timon që e kërkon... ja Basha në “News 24” … ja, ja Meta i metamorfoz­ës, gati për të armatosur popullin… te Rudina. Mbërthyer në këtë trekëndësh të zhgënjimit, duke pasur në mes Sheshin e Shqiptarëv­e, që është mu aty ku u ul lali Eri në mes të dritave që i mungojnë fushatës. “Të tre s’e duan njëri- tjetrin!” “Kjo është e vërteta!” Tepsia korruptive e revanisë po e prêt gatimin zgjedhor. “Ky stan, këtë bylmet do të ketë”, or djem!. “Megjithatë, kujt do t’ia japim votën?” “Ka ardhur tek s’mban më! Duhet goditur me votë!” 2. Ndërkaq unë futem në bisedë me një rrëfim tronditës të dëgjuar disa orë më parë.

“Fqinji im ish pa punë, por gjatë muajit zgjedhor ai e gjeti një punë. I vunë kushtin se këtë punë do ta mbash edhe më vonë, nëse sjell dyzet karta identiteti. Të dyzetët për ne! A do ta hedhësh lumin? Të shohim!”, thanë ata.

Kolegët shqyen sytë. Po edhe ata kanë dëgjuar të tilla ndodhi, që dalin nga fundi i kusisë së zgjedhjeve. Kësilloj është shndërruar bashkësia jonë.

“Nga partia e tepsisë që s’e lëshon!”, thotë njëri.

“Po vijoj një ngjarje tjetër, të cilën e kam përjetuar vetë…” them.

“Ishim te një kandidat për deputet. Unë dhe kolegu im! Gjatë kohës që fliste për të ndriçuar figurën e kandidatit, atij gati sikur i ra pika. U rrotullua dhe s’po orientohej dot. Shkova dhe e ndihmova të dilnim pak më anash. ‘ Më pikasën’, tha ai. ‘ Kush …’ e pyeta unë. ‘ Ata të partisë sime… ti e di se unë jam me ata që kanë korporatën e vendeve të punës … nesër më nxjerrin nga puna! Më pa njëri që ka ardhur kastile këtu! Oh ç’më gjeti!”

Askush nuk tha gjëkafshë, por u ngritëm se kish ardhur ora e provimit. Ky ishte produkti i Reportazhi­t te Sheshi i Shqiptarëv­e. Krimi zgjedhor sërish po ndodh. Po ndëshkim a do të ketë?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania