Panorama (Albania)

Shkarkimi i shefave të 3 komisariat­eve

-

Disa ditë më parë, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, përmes një deklarate për shtyp, tha se punonjësit e Policisë edhe pas orarit të punës nuk mund të angazhohen në fushatë. Kjo është e sanksionua­r me ligj, sipas tij, dhe përbën vepër penale. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Burgjeve rrezikojnë deri në 5 vjet burg në rast të përfshirje­s në fushatë apo mbështetje­s së ndonjë subjekti politik. Duke cituar ligjin për Policinë e Shtetit dhe Kodin Penal, Dritan Demiraj, tha se Policia e Shtetit është e politizuar dhe si e tillë, nuk mund të përfshihet në asnjë veprimtari politike. Pas kësaj deklarate, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Demiraj deklaroi se kishte pasur incidente mes simpatizan­tëve të LSI- së dhe PS- së, por Policia është e angazhuar për të qëndruar larg incidentev­e. “Kam kërkuar disa shkarkime, të 3 shefave të komisariat­eve, që nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës. Për shefin e Komisariat­it të Pukës, të Dibrës dhe të Gramshit”, u shpreh Demiraj pak ditë më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania