Panorama (Albania)

DENONCONI SHITBLERJE­N E VOTËS

-

Policia e Shtetit i ka ftuar dje të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin jeshil, pa pagesë, 0800 0 129, çdo rast të shitblerje­s së votës apo krime të tjera elektorale. Sipas Policisë, numri jeshil funksionon pranë Grupit të Koordinimi­t dhe Drejtimit për menaxhimin e masave dhe të shërbimeve policore gjatë procesit zgjedhor, i ngritur në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. “Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në përmbushje­n me profesiona­lizëm e paanshmëri të detyrave të përcaktuar­a në ligjin për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Zgjedhor. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandalua­r dhe goditur çdo veprimtari që bie ndesh me ligjin dhe cenon mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor”, tha dje Policia e Shtetit. Nga ana tjetër, të njëjtën kërkesë kishte bërë edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, që kërkonte edhe denoncimin e policëve të përfshirë në fushatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania