Panorama (Albania)

Urdhri i ministrave teknikë, largim nga puna se u angazhuan në fushatë

-

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, urdhëroi dje shkarkimin nga detyra të drejtorit të Burgut të Beratit, Arif Dervishi, si dhe drejtorin e Burgut të Kavajës, Durim Perja. Ndërsa ka dhënë dorëheqjen drejtori i Burgut të Elbasanit. Shkarkimi është bërë “me motivacion­in e përdorimit të veprimtari­së së institucio­nit për qëllime politike, pjesëmarrj­es së paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keqmenaxhi­mit të institucio­nit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila shton se vendimmarr­ja ka ardhur pas inspektime­ve të realizuara nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve. Gjithashtu, ministri Bardhi ka pranuar dorëheqjen nga detyra të drejtorit të IEVP ( Instituti i Ekzekutimi­t të Veprave Penale) Elbasan Renato Minoli. Ministria e Financave informon Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e z. Enid Hito, inspektor në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Sarandë. Nisur nga informacio­net, Hito rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë në fushatë elektorale, në kundërshti­m flagrant me ligjet në fuqi, si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, mbi bazën e informacio­nit të depozituar i ka përcjellë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë kallëzimin penal për drejtorin e shkollës 9- vjeçare, në fshatin Çermë e Sipërme Lushnjë, Agim Maci, për shkak të angazhimit të tij në fushatën zgjedhore në kundërshti­m me përcaktime­t ligjore. Sipas kallëzimit, ai ka shkelur etikën e drejtuesit të një institucio­ni arsimor dhe ka ushtruar presion duke kërcënuar me vendin e punës mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania