Panorama (Albania)

RAMA AKUZA LSI: NGA ÇDO PUNËSIM PËRQINDJE PËR PARTINË

-

Kryeminist­ri Edi Rama përshkallë­zoi dje akuzat ndaj LSI me të cilën qeverisi për katër vite. Në mitingun përmbyllës të fushatës në Durrës, Rama denoncoi punësimet në Portin e Durrësit, që siç tha ai, është kthyer në monopol të tri familjeve. "Çfarë është tepsia që nuk duam? Ky fakt është 300 metra nga këtu, porti më i madh i Shqipërisë, porti hyrës, ku sot është foleja më domethënës­e sesi një parti përmes votave tuaja kap një copë shtet dhe e nxjerr si ta nxirrte nga tepsia e pushtetit. Një port që unë ju siguroj do ta çlirojmë më 25 qershor. Në katër vitet e ardhshme aty në atë port ku nuk është investuar për 44 muaj asnjë kokërr leku, ku për 44 muaj është rritur 70% administra­ta për të blerë me rrogat e shqiptarëv­e teserat e atyre që u shërbejnë pushtetarë­ve, ne do investojmë mbi 100 mln euro. Nga Porti i Durrësit janë larguar specialist­ë me përvojë, janë larguar njerëzit e duhur për ta mbushur portin me njerëz që nuk kanë lidhje fare me portin. Nga çdo vend pune, për çdo rrogë dua përqindjen për partinë. Të gjithë ata që sot janë në punë të shtetit dhe i paguajnë një përqindje një partie të tepsisë së pushtetit, një gjë do ta fitojnë më 25 qershor, nuk do kenë më nevojë të paguajnë përqindje të imponuar nga rroga e tyre", tha Rama gjatë mitingut përmbyllës në Durrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania