Panorama (Albania)

Meta: LSI- ja e ka mbyllur me Ramën, me PS- në jemi të hapur

"Ka një platformë dhune dhe presioni, që nga shkarkimet nga puna, dhuna fizike, mosveprimi i Policisë, qartazi një platformë dhune"

-

E ka mbyllur ai me LSI- në dhe LSI- ja e ka mbyllur me të, kështu që në rregull janë. E ka mbyllur Rama, ka thënë me LSI- në s'ka. LSI- ja ka thënë: me Ramën s'ka, por me PS- në jemi të hapur.

Ç'domethënë që me Ramën s'ka, kurse me PS- në jemi të hapur?

Po, sepse ai ka thënë që do japë dorëheqje nëse ai nuk fi- Lëvizja Socialiste për Integrim përmbylli fushatën elektorale në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ka dërguar një tjetër mesazh Kryeminist­rit Edi Rama dhe ishaleatit të tij në qeverisje. "Kot i mban shpresat te bluja kryetari i mavisë, qoftë te Lulushi, qoftë te Policia. S'i bën derman as marrëveshj­a e errësirës me Lulushin, as Policia, së cilës i bëri thirrje pak ditë më parë të bëjnë fushatë për votat për PS, i tmerruar nga një fakt që Berati është dhe do të jetë i kuq. Berati është dhe do të jetë i kuq me LSI. Edhe Kavaja do t'i shporrë bandat e Rilindjes, ndaj asnjë shpresë të mos ketë lideri i mavisë, Berati është dhe do të jetë i kuq, jo i kuq, po flakë fare. Sepse nuk i harron mashtrimet", tha ai. Presidenti i zgjedhur i bëri më tej thirrje Policisë. "I bëj thirrje drejtorit të Policisë këtu dhe atyre që kanë marrë porosi për të shkrirë LSI- në, thirrini mendjes dhe mos merrni porosi nga një njeri që jo vetëm Policia, po as mjekësia nuk i bën dot derman. Nuk do të ketë asnjë amnisti, asnjë keqardhje, asnjë mëshirë për çdo drejtues policie dhe për çdo bandit që do të guxojë t'u bëjë presion qytetarëve të Beratit dhe Shqipërisë për votën e lirë", u shpreh Meta. ton, nuk do fitojë, do japë dorëheqjen.

Po ju pse qëndruat në qeveri, kur ai e mbushi vendin me drogë, siç keni thënë, kur dështuat me reformën në shëndetësi. Si mund ta thoni ju këtë dhe të jeni akoma në qeveri me një njeri që mbolli vendin me drogë, që dështoi

në koncesione, i bëri ato klientelis­te?

Kur hyri Luli në qeveri tani në fund fare, ne nuk kishim pse të iknim. Vetëm për të garantuar zgjedhjet nuk u bë ajo marrëveshj­e. E gjithë marrëveshj­e është kundër zgjedhjeve. Është kundër Kodit Zgjedhor, është kundër të gjitha partive të tjera.

Nuk do të ketë riafrim pas zgjedhjeve, si ka ndodhur edhe më parë?

Nuk ndodh më kjo gjë. Nuk e besoj. Për arsye sepse nuk kam gjë personale me Edi Ramën. E kam thënë dhe më parë. Për 2009- n, për 2011- n, orkestrimi­n e Edi Ramës, unë nuk do kisha bërë kurrë marrëveshj­e me të. Si kryetar i Partisë Socialiste, i kemi dhënë një mundësi dhe një shans. Ai marrëveshj­en e ka shkelur.

Më parë z. Rama ju cilësonte partner strategjik.

Flet gjoja për partner strategjik, gjithmonë ka patur vetëm një qëllim strategjik: t'i kapë të gjitha pushtetet në dorën e tij dhe të eliminojë çdo mundësi demokratik­e për vendin

Pse nuk e donit ju koalicioni­n me PS?

Kishim marrëveshj­e katërvjeça­re. Kemi kërkuar ta analizojmë çfarë arritëm prej saj. Debatet nuk na mungonin për prioriteti­n e buxhetit të shtetit, investimet etj. Asnjëherë s'ka pasur ftesë serioze për koalicion dhe asnjëherë s'është pranuar kërkesa jonë për t'u ulur për të bërë bilancet.

Ka pasur disa incidente ndaj militantëv­e të LSI- së gjatë ditëve të fundit. Sa e rënduar është situata në terren sipas jush? Sa rrezikojmë që bandat dhe paratë e krimit të ndikojë te këto zgjedhje?

Ka një platformë dhune të Rilindjes. Të gjitha këto që ndodhin janë presione që bëhen nga lart. E gjitha është një platformë dhune dhe presioni, që nga shkarkimet nga puna, që nga dhuna fizike, që nga mosveprimi i Policisë e shumë veprime të tjera që janë qartazi një platformë dhune dhe presioni. Kjo ka për të dështuar sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një forcë politike që i trembet presionit dhe konfrontim­i kur bëhet fjala për një çështje të drejtë apo madhore, siç është çështja e zgjedhjeve. Dhe nuk kemi të bëjmë as me popull dhe qytetarë që nuk e kuptojnë se pse po bëhen këto akte e këto presione. Do të dështojë kjo metodë, sepse përdorimi i këtij arsenali është një dështim. Një njeri që mendon se ka drejtuar mirë e që meriton votën e qytetarëve shqiptarë nuk ka arsye që t'u bëjë thirrje policëve të mbledhin vota pas orës 16: 00, kjo është e tmerrshme.

Kur hyri Luli në qeveri tani në fund fare, ne nuk kishim pse të iknim. Vetëm për të garantuar zgjedhjet nuk u bë ajo marrëveshj­e. E gjithë marrëveshj­e është kundër zgjedhjeve

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania