Panorama (Albania)

Parking i ri nëntokësor, Veliaj: Lehtëson trafikun

“Investimi zgjidh ngërçin e parkimeve tek ish- Stacioni i Trenit”

-

Një ditë pasi ndezi dritat e Bulevardit të Ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës përuroi parkimin e dytë nëntokësor publik në Tiranë, pas atij te sheshi “Skënderbej”.

Pikërisht në ditën që përkonte me 2- vjetorin e zgjedhjes së tij në krye të bashkisë, Erion Veliaj nuk fshehu kënaqësinë e realizimit të disa projekteve, për të cilat deri dje as nuk mund të mendoheshi­n. “Dy vite më parë as imagjinohe­j që Tirana të kishte disa parkingje nëntokësor­e. Sot hapim të dytin, ndërkohë që brenda vitit do të fillojmë parkingun te stadiumi ‘ Qemal Stafa’, te sheshi ‘ Italia’, për të zgjidhur edhe aty problemin e parkingut”. Parkimi i ri nëntokësor do t’u shërbejë jo vetëm banorëve të zonës përreth, por edhe atyre që vijnë në Tiranë përmes këtij aksi, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun. “Parkingu i ri nëntokësor me 328 vende parkimi zgjidh të gjithë ngërçin e zonës së ish- Stacionit të Trenit. Këtu ka shumë institucio­ne shtetërore, është pranë hipotekave, pranë burgut, pranë disa gjykatave, është pranë një pjese të institucio­neve universita­re, pranë maternitet­it, pra ka shumë institucio­ne, të cilat kanë nevojë për parkim”, nënvizoi Veliaj. Plani i afërt i bashkisë për këtë zonë është zhvillimi i saj, duke e projektuar atë si zonë rezidencia­le, me biznese, ambiente zyrash, hotele e të tjera. Ashtu siç e nënvizoi edhe një ditë më parë, ky investim do të rrisë edhe më tepër vlerën e pronës te Stacioni i Trenit. “Besoj që për të gjithë banorët e Njësisë 9 në krahun e majtë dhe Njësisë 8 në krahun e djathtë, i ka rënë një fat më i madh. Shpresoj që jo vetëm ata që do të përdorin bulevardin, por të gjithë qytetarët e këtyre dy njësive, 8 dhe 9, t’i shohin hajrin këtij investimi të përkthyer në vlerën e pronës së tyre”. Parkingu mbikëqyret nga 28 kamera, ndërsa pagesa për një orë qëndrim kushton 100 lekë. Ndryshe nga parkingu i parë nëntokësor në kryeqytet, ai te sheshi “Skënderbej”, për të cilin është thënë se do t’i duhen një vit e gjysmë për të shlyer koston e vet, parkingut me 328 vende te Stacioni i Trenit do t’i duhen së paku 4 vite. janë në hapësirën nëntokësor­e te Bulevardi i Ri i sapohapur. 450 metrat e para të projektit, të inauguruar dy ditë më parë, vetëm se bën të aksesueshë­m parkimin, si dhe i shtojnë qytetit një lulishte më tepër

 ??  ??
 ??  ?? Hyrja e parkingut te Bulevardi i Ri
Hyrja e parkingut te Bulevardi i Ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania