Panorama (Albania)

Atentat ndaj 2 vëllezërve në punishten e tyre të sapunit

Plagosen, më parë iu vranë dy vëllezër në Elbasan e babai

- ELBASAN

Atentat dy vëllezërve në lagjen "Shën Koll" në Elbasan nga persona ende të paidentifi­kuar.

Bëhet fjalë për dy pjesëtarë të një familjeje të njohur nga policia në Elbasan, pasi prej vitesh janë në konflikt me familjen Çapja dhe si pasojë e përplasjes mes dy fiseve, ka pasur disa viktima. Arben Beqiri dhe vëllai i tij, G. Beqiri, 49 dhe 60 vjeç, i kanë shpëtuar atentatit me armë zjarri teksa punonin në punishten e tyre. Ata morën vetëm disa plagë të lehta si pasojë e përplasjes me objekte të tjera gjatë përpjekjev­e për t'i shpëtuar breshërisë së plumbave. Vetëm një vit më parë mbeti i vrarë njëri prej vëllezërve të tyre, Sajmir Beqiri, ndërsa në vitin 2005 iu vra një tjetër, Gentjan Beqiri. Sipas Policisë, persona të paidentifi­kuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, ndërsa ekspertët e policisë kanë gjetur shenja të plumbave jashtë dhe brenda godinës.

HETIMET

Ekspertët e policisë që po hetojnë ngjarjen kanë dyshime se personat e armatosur kanë hyrë brenda punishtes së sapunit në tentativë për t'i kërcënuar vëllezërit Beqiri. Burime të Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se po hetohet në disa pista, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes. Policia po heton dhe për ndonjë sherr të çastit me persona të tjerë apo ndonjë konflikt për shkak të konkurrenc­ës. Ndërkohë mësohet se dy vëllezërit që mbetën të plagosur në atentat kanë kërkuar azil në Suedi pak muaj më parë, nisur nga kërcënimet për jetën për shkak të konflikti me familjen Çapja, por kjo kërkesë iu refuzua nga autoritete­t suedeze dhe ata u kthyen sërish në Elbasan.

VRASJA E VËLLEZËRVE

Shënjestrë­s së atentatit të djeshëm vetëm një vit më parë iu vra një tjetër vëlla në një serial hakmarrjes­h të ndodhura në Elbasan. Saga e hakmarrjes ka ndodhur që me vëllain prej babai të vëllezërve Beqiri, Gentjanit, i cili u ekzekutua në banesë në vitin 2012. Gentjani, i cili ishte i paralizuar, ishte dënu- ar nga gjykata me arrest shtëpie, pasi akuzohej për vrasjen e biznesmeni­t Sokol Çapja, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Gentjani u ekzekutua nga një person brenda në banesë ku më pas nga dhuna e ushtruar nga autori gjeti vdekjen edhe ba- bai i tij, i cili tentoi të ndeshej me autorin që arriti të hynte në banesë. Pas kësaj ngjarjeje, vetëm një vit më parë, u gjet i vrarë brenda në mjetin e tij, në afërsi të një lokali në lagjen "28 Nëntori", Sajmir Beqiri, vëllai i Gentjanit, babai i tre fëmijëve. Për të tria vrasjet e ndodhura në familjen Beqiri, Policia ende nuk ka një autor.

ZANAFILLA E KONFLIKTIT

Konflikti mes familjeve ka nisur në dhjetor të vitit 2005, kur u vra Sokol Çapja në një lokal në qendër të El- basanit. Kjo ngjarje erdhi pas një konflikti në një lokal nate mes Sokol Çapjes dhe Dritan Shemes. Fadil Mema, daja i Dritan Shemes, ndërhyri për të shuar konfliktin duke pajtuar të dyja palët dhe duke garantuar se nuk do të kishte përshkallë­zim të sherrit. Por pak kohë pas përplasjes në pub, Sokol Çapja u ekzekutua. Si të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, Dritan Shemen ( nip i Fadil Memës), si dhe Gentjan Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Beqiri u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen, ndërsa Beqiri u la në arrest shtëpie. Ai u vra më 16 gusht të vitit 2012, ndërsa dy persona iu afruan banesës që ruhej me policë dhe iu prezantuan atyre se ishin djemtë e tezes së Gentjan Beqiri. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nazim Beqiri.

 ??  ?? Vendi ku ndodhet punishtja e dy vëllezërve
Vendi ku ndodhet punishtja e dy vëllezërve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania