Panorama (Albania)

Reagimi i familjes Çapja: Mos spekuloni me të vërtetën

-

Pak orë pas ngjarjes së ndodhur në qytetin e Elbasanit, familja Çapja reagoi për mediat duke u distancuar nga ajo që kishte ndodhur. Reagimi erdhi pas dyshimeve se atentati kishte ardhur për shkak të konfliktit të hasmërisë mes familjes Beqiri dhe Çapja. Në reagimin e shkurtër u kërkohet mediave që të mos aludojnë mbi autorët e atentatit, duke thënë se familja e tyre ka vuajtur shumë nga shtrembëri­mi i së vërtetës. "Të nderuar zonja dhe zotërinj të mediave. Në emër të familjes Çapja dhe të ligjit, ju kërkoi të mos spekuloni me të vërtetën dhe lajmin. Në të kaluarën familja jonë ka vuajtur shtrembëri­në e së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjës­in e së vërtetës. Me respekt familja Çapja", thuhet në reagimin e familjes Çapja. Në qershor të vitit të kaluar, në një atentat të ndodhur në periferi të Elbasanit, u vranë tre pjesëtarë të familjes Çapja dhe u plagosën tetë të tjerë. Autorët e atentatit ende nuk janë zbardhur, ndërkohë që nga pamjet e kamerave të sigurisë shiheshin persona të veshur me uniformë komandoje që qëllonin me armë në drejtim të lokalit të tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania