Panorama (Albania)

Makina përplas turisten hungareze

-

BERAT - Një turiste hungareze ka mbetur e plagosur në Berat, pasi u përplas nga një mjet ndërsa vizitonte lagjen muzeale. 73- vjeçarja mbërriti në spitalin rajonal të Beratit me një frakturë në këmbë dhe disa dëmtime të tjera, por fatmirësis­ht pa rrezik për jetën. E moshuara me inicialet S. M., 73 vjeçe, banuese në Szentes të Hungarisë, mësohet se u përplas nga një mjet tip "BMË" në vendin e quajtur "Porta e Kalasë". Gruaja ishte duke u ngjitur drejt kalasë me një grup turistik në çastin që mjeti dilte nga lagjja. Rrëshqitja në kalldrëmin e lagjes për shkak të pjerrtësis­ë së rrugës, mësohet se është bërë shkak që drejtuesja e mjetit të humbasë kontrollin dhe të aksidentoj­ë gruan. Kjo e fundit, pas mjekimit në spital, u largua bashkë me grupin e turistëve që po vizitonte vendin tonë. Policia rrugore nga hetimet e para mësoi se shkak i aksidentit është bërë shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor nga ana e drejtueses së mjetit, 28- vjeçares me inicialet E. T. Për këtë arsye ndaj kësaj të fundit mësohet se nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimi­t rrugor".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania