Panorama (Albania)

VIKTIMAT

-

Pas vrasjes së Çapjes në vitin 2005, më 19 qershor 2006 u vra Dritan Sheme në një banesë në kryeqytet, pak kohë pasi ishte kthyer në Shqipëri nga Italia. Për këtë krim, policia nuk ka identifiku­ar dot të dyshuarit. Më pas historia e hakmarrjes vazhdoi me vrasjen e Ardian Ibrahimit, kunatit të Fadil Memës, në vitin 2006, i cili u qëllua pranë autoshkoll­ës që ishte në pronësi të Memës. Ndërsa në vitin 2013 u vra në Torino të Italisë Fadil Mema. Ai u qëllua me armë zjarri duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Djali i tij, Eltoni, u pohoi mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania