Panorama (Albania)

Goditet grupi, grabiti 13 banesa e lokale në Tiranë

Aksioni në Tiranë, hajdutët kapen me sasi hashashi

- ETLEVA DELIA

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës të akuzuar për të paktën 13 vjedhje banesash e lokalesh.

Arrestimi i tyre u krye gjatë një operacioni të koduar "Fillim Vere", të shërbimeve të Komisariat­it nr. 2. Deri tani Policia ka dokumentua­r me prova implikimin e tyre në vjedhje banesash e lokalesh të ndodhura në territorin e 5 Komisariat­eve të Tiranës, atij nr. 1, nr. 2, nr. 3, nr. 4 dhe nr. 6. Burime zyrtare të Policisë thanë se të arrestuari­t janë Arbër Arifaj, 31 vjeç, Ndriçim Koka, 28 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtj­e pa leje, dhe Olsian Çiku, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Në juridiksio­nin e Komisariat­it nr. 2 ata dyshohen të kenë realizuar 6 grabitje banesash, ku kanë marrë kryesisht bizhuteri, por edhe shuma të ndryshme parash, si dhe telefona e laptopë. Në juridiksio­nin e Komisariat­it nr. 1 kanë vjedhur dy banesa, ku kanë marrë 1 mijë euro dhe disa bizhuteri. Dy banesa kanë vjedhur edhe në territorin që mbulon Komisariat­i nr. 3, ku kanë marrë shuma të konsiderue­shme parash. Edhe në territorin që mbulon Komis- ariati nr. 4 kanë grabitur një shtëpi, ku kanë vjedhur një sasi parash, bizhuteri e një kasafortë bosh, si dhe një dyqan të një kompanie telefonike, ku kanë marrë 350 mijë lekë të rinj e disa celularë. Ndërsa dyshohet të kenë grabitur edhe 50 mijë lekë të rinj në një banesë në FushëMëzes. Policia tha dje se këta persona i kryenin vjedhjet duke thyer bravat e dyerve dhe më pas hynin në banesë ku merrnin sendet me vlerë. Pasi realizonin vjedhjet, ata i linin sendet në afërsi të liqenit të Kasharit, ku dhe janë gjetur disa nga paketimet e bizhuteriv­e të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas. Gjithashtu në momentin e arrestimit, shteta- sit Ndriçim Koka i është gjetur me vete dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 11.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Burimet thanë se vijojnë hetimet për të provuar nëse ata mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh që janë denoncuar së fundmi në territorin e Tiranës.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r
 ??  ?? Sendet e sekuestrua­ra nga Policia
Sendet e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania