Panorama (Albania)

Tiranë/ Gruaja plagoset nga plumbi qorr në oborr

-

TIRANE - Një grua 42- vjeçare është plagosur mbrëmjen e së martës në oborrin e shtëpisë së saj në Sauk, nga një plumb qorr, që ende nuk dihet se nga vinte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21: 00, në rrugën "Selim Brahja", në Sauk, në kohën kur e dëmtuara me iniciale M. G., ka qenë duke pastruar oborrin e shtëpisë. Burime nga Policia thanë se predha e ka goditur në pjesën e supit, duke i shkaktuar një plagë të lehtë, më shumë në formën e një gërvishtje­je. Për këtë arsye, ajo nuk ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe ka lajmëruar familjarët. Në momentin që kanë dalë jashtë pjesëtarët e familjes, kanë gjetur një predhë arme zjarri dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë. Gruaja e plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spital e më pas është larguar për në banesë, pa probleme për shëndetin. Ajo ka deklaruar në Polici se nuk ka dëgjuar ndonjë krismë armë dhe për këtë arsye nuk ka dyshuar në fillim se mund të ishte goditur me plumb. Por vetëm pasi ka parë predhën, e ka kuptuar dhe ka dyshuar se bëhej fjalë për plumb qorr. Policia tha se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestrua­r një predhë municioni luftarak model 56, e cila po ekzaminohe­t. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërsa procedimi është regjistrua­r me akuzat "plagosje e lehtë nga pakujdesia" dhe "armëmbajtj­e pa leje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania