Panorama (Albania)

Tensionet, Gjermania tërheq trupat nga një bazë turke

-

Parlamenti gjerman e ka miratuar planin për tërheqjen e trupave nga baza ajrore "Incirlik" e Turqisë, e cila po përdoret nga NATO në operacioni­n kundër ISIS në Siri dhe Irak. Vendimi i Parlamenti­t gjerman erdhi pasi Ankaraja ka refuzuar kërkesën e ligjvënësv­e gjermanë për të vizituar bazën ku qëndrojnë edhe trupat gjermane. Parlamenti ka thënë përmes një deklarate se e mbështet planin për bartjen e 280 trupave në një bazë ajrore të Jordanisë. Tensionet mes dy vendeve janë të larta prej disa muajsh, për shkak të refuzimit të Gjermanisë për të lejuar ministrat turq të bënin fushatë për referendum­in pro- Erdogan për turqit e Gjermanisë, dhe çështje të tjera ku të dyja palët kanë pasur qëndrime të ndryshme.

Incidenti në Baltik mes avionëve të NATO- s dhe ministrit rus

Një avion luftarak i NATO- s i është afruar një avioni rus që transporto­nte ministrin rus të Mbrojtjes, por ai u ndoq nga një avion rus i përcjellje­s, sipas mediave ruse. Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombët­are mbi Baltik, kur ministri Sergei Shoigu po fluturonte në enklavën ruse të Kaliningra­dit. NATO më vonë tha se kishte gjurmuar avionë rusë, të cilët nuk e kishin identifiku­ar veten. Sipas SHBA, një avion rus fluturoi brenda një distance prej 5 metrash nga një avion spiun amerikan. Zyrtarët amerikanë fajësuan Rusinë për takimin e rrezikshëm të hënën. Por Moska u përgjigj duke thënë se avioni amerikan i zbulimit kishte bërë një lëvizje provokuese. Gjatë viteve të fundit ka pasur dhjetëra incidente të ngjashme, me NATO- n dhe Rusinë që fajësojnë njëra- tjetrën për përgjime agresive në rajonin strategjik. Avioni i NATO- s, F- 16, fluturoi afër avionëve të ministrit Shoigu, ku brenda ndodheshin edhe gazetarë. Por një avion luftarak rus, Su- 27, më pas ndërhyri duke sinjalizua­r avionin e NATOs që të largohej. Pamjet e transmetua­ra më vonë treguan se avioni i NATO- s ishte larguar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania