Panorama (Albania)

Hetimet, zjarri në Portugali ishte i qëllimshëm

-

Hetimet për zjarrin më të keq që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në Portugali kanë hedhur dyshime se ai mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe jo i shkaktuar nga një rrufe stuhie të thatë, siç besohej deri një ditë më parë. Zjarri, i cili ka shkaktuar më shumë se 60 të vdekur, mund të ketë nisur nga një dorë kriminale, sipas shefit të zjarrfikës­ve, Jaime Marta Soares. Vetëtima që ka goditur një pemë, e cila besohej si ishte fillesa e zjarrit në zonën malore të Portugalis­ë, kishte rënë në fakt dy orë pasi kishte nisur zjarri. "Jam i bindur se vetëtima goditi shumë më vonë se shpërthimi i zjarrit, dhe zjarri tashmë ishte i madh", ka thënë Soares. Ai shtoi se beson se zjarri është ndezur me qëllim dhe ka bërë thirrje për një hetim më të detajuar për ta zbuluar të vërtetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania