Panorama (Albania)

Si u gjet procesverb­ali në shtëpinë e Zef Ndojës

-

Në veprën e tij “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore I”, historiani Paskal Milo sqaron edhe çështjen e zhdukjes së procesverb­alit të Mbledhjes së Themelimit të PKSH- së: “Historia e dekonspiri­mit të bazave ilegale të PKSH- së në Tiranë dhe të sekuestrim­it të procesverb­alit dhe të dokumentev­e të tjera të Mbledhjes Themeluese të PKSH- së është e lidhur me arrestimin e komunistit Ludovik Nikaj në Shkodër, më 2 maj 1942, dhe kallëzimi i tij dy ditë më vonë në kuesturën e këtij qyteti. Ludovik Nikaj ishte anëtar i një celule të PKSH- së në qytetin e Tiranës dhe i afërt i Zef Ndojës, punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shtëpia e të cilit ishte një nga bazat kryesore të PKSH- së në Tiranë. Aty ishin strehuar dhe ishin bërë shumë herë takime të rëndësishm­e të eksponentë­ve kryesorë të PKSH- së, Vasil Shanto, Qemal Stafa, Enver Hoxha, Koço Tashko, Ramadan Çitaku, Tuk Jakova, Koçi Xoxe, Kristo Themelko, Nexhmije Xhuglini, Liri Gega, si dhe Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha e shumë të tjerë. Në një vend sekret të kësaj banese ishte krijuar një depo, në të cilën ishin fshehur një sasi armësh dhe municiones­h të kalibrave të ndryshëm, procesverb­ali i mbajtur në Mbledhjen Themeluese të PKSH- së, dokumente të tjera të saj, si dhe dy blloqe shënimesh në gjuhën serbo- kroate që i takonin Miladin Popoviçit. Policia arrestoi Zef Ndojën, në prani të këtij këqyri dhe sekuestroi të gjitha materialet e ndodhura. Zef Ndoja tentoi të largohet, por u godit dhe u plagos nga policia. Më 25 maj 1942 ai kallëzoi në kuesturën e Tiranës fakte të tjera. Nga këto kallëzime u zbuluan edhe dy baza të tjera ilegale të PKSH- së në Tiranë, shtëpia e Shyqyri Këllezit, trakte, mjete të prodhimit e të shumëfishi­mit të tyre etj.”.

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania