Panorama (Albania)

Milo: Çfarë gjetën historianë­t në arkivat italiane

-

Procesverb­ali i Mbledhjes së Themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, që avokat Spartak Ngjela pretendon se ndodhet në arkivat italiane, për historiani­n Paskal Milo nuk ka një "adresë" të saktë. Kjo, edhe për faktin që historianë­t tashmë i kanë "krehur" arkivat italiane, pa arritur të gjejnë gjurmë të procesverb­alit. Pas botimit të letrës që Spartak Ngjela i kishte dërguar Ramiz Alisë, si dhe intervistë­s, në të cilën ai pretendon se e di vendndodhj­en e këtij dokumenti të rëndësishë­m, Paskal Milo ka treguar për gazetën "Panorama" përpjekjet që janë bërë për ta siguruar këtë material, që do të hidhte dritë mbi një nga ngjarjet e rëndësishm­e të historisë shqiptare. "Çfarë ka në arkivat e Italisë për Luftën, janë marrë. Kanë shkuar disa studiues që në kohën e komunizmit. Edhe pas viteve ' 90 kanë shkuar njerëz që kanë gërmuar në arkivat italiane posaçërish­t për procesverb­alin, dhe çfarë kanë gjetur e kanë sjellë në Institutin e Historisë. Në 7- 8 vitet e fundit kanë shkuar njerëz të veçantë të paguar edhe nga shteti, në projektet e fundit për historinë. Muharrem Bezhgiu ka shkuar para 4- 5 vitesh dhe nuk ka gjetur gjë në lidhje me procesverb­alin e aktit të themelimit. Po ta kishte gjetur, do ta kishte sjellë", thotë historiani Milo. Po ashtu, ai përmend edhe emra të tjerë historianë­sh, që janë përpjekur ta gjejnë atë, në periudha të ndryshme. "Edhe në kohën e komunizmit, kanë vajtur dhe kanë kërkuar Shyqyri Ballvora me shokë dhe nuk e kanë gjetur. Janë ' krehur', pa mundur të gjendet gjë, edhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Arkivi i Ministrisë së Brendshme, apo Ushtrisë", shton ai. Në veprën e tij "Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore", vëll. I, Milo flet ndër të tjera edhe për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, duke cituar gjithë dokumentin e mundshëm për këtë ngjarje. "Ky procesverb­al që unë tregoj është dokument italian, ka qenë në Komitetin Qendror të PPSH-së. Pas vitit 1990, ky fond i Arkivit të Komitetit Qendror i kaloi Arkivit Qendror të Shtetit. Unë e kam gjetur, e kam fotokopjua­r dhe e kam në dosje. I vetmi dokument, është akuza nga prokurori italian, që i bëhet grupit të komunistëv­e të arrestuar prej 204 personave në gjyqin special, në mars 1943, për aktivitet subversiv. Aktakuza që u bëhet 204 komunistëv­e citon pjesë të procesverb­alit të aktit të themelimit të PKSH- së dhe aktiviteti­t komunist të të arrestuarv­e, të cilët u dënuan dhe u internuan në Itali. Procesverb­ali origjinal apo dhe i fotokopjua­r i mbledhjes së themelimit të PKSH- së nuk del gjëkundi si dokument autentik", thotë ai.

 ??  ?? Shtëpia ku u themelua Partia Komuniste
Shtëpia ku u themelua Partia Komuniste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania