Panorama (Albania)

Ngjela, letër Ramizit për procesverb­alin në 1986

- Spartak Ngjela

"Po ju njoftoj se procesverb­ali i mbledhjes së themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare ( nëntor 1941), i cili deri tani është konsiderua­r i humbur, ekziston. Bashkë me të gjendet edhe një material prej disa qindra faqesh, që ka të bëjë me veprimtari­në e grupeve komuniste para themelimit në fjalë". Kështu i shkruante, ndër të tjera, i burgosuri Spartak Ngjela Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror, Ramiz Alisë, në vitin 1986, prej Burgut të Burrelit. Vendndodhj­en e procesverb­alit të mbledhjes së themelimit të PKSH- së, avokat Spartak Ngjela, e ka mësuar prej Zef Malës, një nga eksponentë­t e rëndësishë­m të Partisë Komuniste, në vitet e para të themelimit të saj, më pas i dënuar, bashkëvuaj­tës i tij në Burgun e Ballshit. Në një intervistë për gazetën "Panorama", ai shprehet se ky procesverb­al ka qenë edhe amaneti i Malës, lënë me gojën e tij, para se të vdiste. Ndërsa i kishte treguar për mbledhjen dhe përplasjet që kishin ndodhur atje, i kish rrëfyer edhe për procesverb­alin. "Procesverb­ali i themelimit është në dosjen time penale në Romë. Nuk ka zot që ta humbasë, dhe nuk e kanë vrarë mendjen italianët që ta kërkojnë. Ai procesverb­al i duhet historisë. Mbaje si fakt dhe përdore, edhe për të siguruar veten, por edhe që ta nxjerrësh në kohën e duhur; sepse unë të kërkoj një kusht thelbësor: ai dokument nuk duhet të bjerë në dorë të jugosllavë­ve, domethënë të Beogradit", i kishte thënë Mala në burg. Më 5 mars 1986, Ngjela i nis një letër Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror, Ramiz Alisë, i cili pasi mori një raport nga ministri i Brendshëm Hekuran Isai, sipas të cilit i burgosuri nuk donte të bashkëpuno­nte me Sigurimin, jep urdhër për mbylljen e kësaj çështjeje. "Mos u merrni më me këtë armik, sigurisht bllofon", i shkruan ai Isait.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania