Panorama (Albania)

Konstantin: Më telefonoi Duka, kërkonte Tramexanin

-

Paolo Tramexani ishte zgjedhja e parë e FSHF- së për të marrë drejtimin e Kombëtares pas largimit të De Biazit. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i klubit të Sionit, Kristian Konstantin. Në një intervistë të dhënë për të përditshme­n zvicerane "Blick", ai ka sqaruar të gjithë çështjen e vonesës disaditore deri në firmën me teknikun italian. "Ne arritëm shumë shpejt një akord mbi gjërat thelbësore. Kishin mbetur vetëm detajet. Por pastaj Federata Shqiptare i bëri një ofertë që të bëhej trajneri i Kombëtares pas dorëheqjes së Xhani De Biazit. Më telefonoi edhe presidenti i Fed- eratës, për të mësuar nëse unë do të hiqja dorë nga Paolo", shpjegoi Konstantin. Pak ditë më parë, edhe Paolo Tramexani tha për mediat italiane se i kishte mbërritur një ofertë e tillë nga FSHF dhe se me Dukën kishte diskutuar për këtë çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania