Panorama (Albania)

MASIMO PISHEDA REFUZON SHQIPËRINË

-

Gjatë konferencë­s për shtyp, ku u zyrtarizua edhe largimi i De Biazit nga kombëtarja shqiptare, Duka deklaroi se nuk kishte menduar për asnjë alternativ­ë. Mirëpo, shumë shpejt po dalin në skenë emrat e parë që janë kontaktuar. Lista me kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare pas dorëheqjes së Xhani De Biazit është shumë e gjatë, por FSHF- ja duket se i ka pasur idetë e qarta dhe në ditët e kaluara e ka bërë ofertën e parë zyrtare. I përzgjedhu­ri i presidenti­t Duka ka qenë trajneri i kombëtares B të Italisë, 55- vjeçari Masimo Pisheda, por ai e ka refuzuar ofertën. Pisheda njihet në Itali si një trajner ekspert i moshave, teksa ka drejtuar me radhë që nga viti 2001 Italinë U- 16, U17, U- 18, U- 19 dhe U- 20. Ai gjithashtu ka mbajtur rolin e zv. trajnerit te Mesina dhe te Kombëtarja italiane U- 18 dhe U- 19. Që prej vitit 2011 është në krye të Kombëtares B dhe që nga 2015- ta drejton gjithashtu Kombëtaren italiane të universite­teve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania