Panorama (Albania)

Ronaldo bën prapaktheh­u, do të qëndrojë te Reali

-

Në fund Kristiano Ronaldo do të qëndrojë te Reali i Madridit. Ndarja duket e vështirë, tratativat mes skuadrave gjithashtu duken të pamundura për t'u konkretizu­ar. Dialogu në distancë dhe deklaratat e dashurisë së Florentino Perezit në drejtim të yllit portugez duket se kanë rikthyer qetësinë dhe paqen mes palëve. Kristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë një nga liderët e grupit madrilen edhe për sezonin e ardhshëm. Kristiano Ronaldos nuk i pëlqen aspak PSGja, pavarësish­t se është e vetmja skuadër që ka shfaqur interes për të. Sheiku është gati t'i bëjë një ofertë 150 milionë euro skuadrës së Realit për të blerë kartonin e portugezit, por duket se është e pamjaftues­hme për të nisur "shkëndijat" e një historie dashurie. Ronaldo donte vetëm rikthimin në Mançester dhe këta të fundit për momentin nuk kanë asnjë qëllim për numrin shtatë të Realit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania