Panorama (Albania)

Paulinjo pëlqehet nga Valverde, por PSG- ja bllokon Verratin

-

Mesfushori brazilian Paulinjo mund të kthehet sërish në futbollin që vlen. Prej dy vitesh aktivizohe­t në kampionati­n kinez me skuadrën Guanzhu Evergrande, por paraqitjet pozitive që ka bërë me kombëtaren e kanë ndihmuar për të qenë në qendër të vëmendjes. 28- vjeçari ka përfunduar në radarët e Barcelonës dhe trajneri Valverde ka shprehur dëshirën për ta afruar për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit kanë nisur bisedimet me lojtarin dhe me klubin kinez. Marko Verrati është objektivi kryesor i Barcelonës, por PSG- ja nuk ka ndër mend ta largojë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i francezëve, Patrik Klajvert. Ai ka thënë se nuk ka asnjë qëllim për t'u privuar nga shërbimet e tij. "Verrati është objektiv i Barcelonës dhe ne jemi në dijeni për këtë, por presidenti nuk do ta lërë të largohet. Për më tepër, ai vlen më shumë sesa 100 milionë euro", tha holandezi, duke u dhënë një sinjal të qartë katalanasv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania