Panorama (Albania)

U kris me Bajernin, Çelsi e Junajtid duan Levandovsk­in

-

Bajerni ka kërcënuar klubet rivale se do t'i denoncojë në FIFA në rast se ato i afrohen në mënyrë të paligjshme sulmuesit të tyre, Robert Levandovsk­i. Çelsi dhe Mançester Junajtid janë dy klubet që kanë shfaqur interes për sulmuesin polak të kampionëve të Gjermanisë dhe gjatë javëve të fundit kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit kur mësuan se ai nuk ishte më i lumtur në "Allianz Arena", pas një fërkimi me trajnerin Ançeloti. "Kontrata e Levandovsk­it skadon në vitin 2021. Ai nuk e ka firmosur atë shumë kohë më parë. Levandovsk­i nuk dëshiron të largohet nga Bajerni. Nuk ka asnjë negociatë me klube të tjera dhe nuk do të ketë. Nëse ato negociojnë me lojtarë me kontrata afatgjatë, atëherë rrezikojnë penalitete­t e FIFA- s", thuhej në deklaratën zyrtare të klubit gjerman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania