Panorama (Albania)

Konte pasuron Juventusin, 120 mln për Bonuçi- Sandro

-

Mbrojtja e Juventusit rrezikon të pësojë një revolucion dhe kjo merkato pritet të jetë e nxehtë në Torino. Për më tepër, njeriu që kërkon të fusë në telashe "Zonjën e vjetër" quhet Antonio Konte. Ish- trajneri bardhezi vazhdon të jetë "i dashuruar" me liderin e prapavijës së Alegrit dhe këtë nuk e ka fshehur kurrë. Gjatë këtyre ditëve, Çelsi ka shtuar presionin për të arritur marrëveshj­en për transferim­in e Leonardo Bonuçit. Ky i fundit ishte në listën e dëshirave të Kontes që në merkaton e kaluar, por vendosi t'i premtonte besnikëri Juventusit. "Corriere della Sera" bën me dije se blutë e Londrës janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për qendërmbro­jtësin italian. Ndërkohë, Çelsi është gati të ofrojë 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit brazilian, Aleks Sandro, duke e konsiderua­r si një goditje për të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania