Panorama (Albania)

Zbardhet SMS, ultimatum për shkarkimin e Tahirit

Marko: Ndërkombët­arët do nxirrnin emrin, prandaj u shkarkove

- FATION BINJAKU

SHKARKOHET ZV. MINISTRI I LSI/ Ish- ministri i Brendshëm, Tahiri, akuzon Metën se ka tentuar ta përgjojë në zyrë. Zbardhet SMS e zv. ministrit Marko: “S’ishte e nevojshme të të përgjoja o i mjerë, pyet shefin tënd për ultimatumi­n e partnerëve ndërkombët­arë”. Rama shkarkon zv. ministrin e Brendshëm

Zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Ilir Marko, ka replikuar dje me ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fillimisht me një mesazh të dërguar privatisht në adresë të Tahirit, por që i kushtoi më pas shkarkimin nga detyra.

Fillimisht, LSI-ja ka denoncuar me emra konkretë rastet e blerjes së votave në qarkun e Tiranës, duke akuzuar se, pas këtyre veprimeve antiligjor­e, ishte ishministr­i i Brendshëm, Saimir Tahiri. Megjithatë, Tahiri ka replikuar me Ilir Metën, duke thënë se tentoi ta përgjonte me anë të zëvendësmi­nistrit të Brendshëm, i cili, sipas tij, i ka vendosur një përgjues në zyrë. “Më vure pas një hafije tënden si zv. ministër, që arriti deri në çmendurinë e tentativës për të përgjuar zyrën time”, tha Tahiri.

MESAZHI Por pas këtyre etiketimev­e, Ilir Marko, i cili ka qenë zëvendësi i Saimir Tahirit, ka reaguar dje me anë të një mesazhi privat të dërguar në celularin e ish- ministrit të Brendshëm. Në SMSnë e tij të dërguar në orën 15: 00 të ditës së djeshme, theksohet se ish- ministri përgjohej nga shërbime të specializu­ara të partnerëve ndërkombët­arë dhe jo nga ai si zv. ministër. Marko ka zbuluar në SMS- në drejtuar ishministr­it se ndërkombët­arët kanë kërkuar me këmbëngulj­e shkarkimin e Saimir Tahirit për abuzime. Zëvendësmi­nistri e ka quajtur Tahirin si “të mbaruar”, që nuk ia vlente të replikonte, pasi vetëm në këtë mënyrë do të shmangte vëmendjen nga blerjet e votave. “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja unë ore i mjerë, sepse atë punë e bënin shërbime të specializu­ara, që pasi u bindën për bëmat e tua, rekomandua­n shkarkimin tënd. Sepse, nëse nuk do të ishte shkarkuar, “raportet e ndërkombët­arëve do të nxiheshin nga emri yt!”. Nuk do ta jap kënaqësinë e tërheqjes së vëmendjes drejt teje, duke replikuar me ty, sepse një i mbaruar si puna jote këtë do. Por po do shpjegim për shkarkimin tënd, pyet shefin tënd për letrën me ultimatum që ka ardhur për ty nga partnerët ndërkombët­arë. Kështu që mos më provoko mua, sepse edhe 1% shans që të ka ngelur për të vazhduar në politikë bën mirë mos ta rrezikosh. Ilir Marko”, përfundon mesazhi.

VENDIMI Pas kësaj përplasjej­e, Kryeminist­ri Edi Rama ka vendosur dje të shkarkojë nga detyra zëvendësmi­nis- trin e Brendshëm, i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Marko. Në motivacion­in e shkarkimit thuhet: “Për shkelje të papranuesh­me të etikës zyrtare, në papajtuesh­mëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimi­t publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv. ministrit të Punëve të Brendshme z. Ilir Marko”.

 ??  ?? Zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Ilir Marko
Zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Ilir Marko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania