Panorama (Albania)

Pas Trump, Basha merr mbështetje dhe nga PPE e Merkel: I vetmi me program

KREU I PD: I DIME KU JANE FSHEHUR PARATE E KONCESIONE­VE

-

Pas takimit me Presidenti­n Trump, Basha merr edhe mbështetje­n e Partive Popullore të udhëhequra nga Kancelarja Merkel. Ja letra e plotë e Jodeph Daul, kreut të PPE, për Bashën dy ditë para zgjedhjeve.

LETRA E PLOTE Në kuadër të zgjedhjeve parlamenta­re të 25 qershorit në Shqipëri, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i ka dërguar një mesazh mbështetës anëtares së PPE- së, Partisë Demokratik­e të Shqipërisë, kandidatëv­e dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha. Zgjedhjet parlamenta­re këtë të diel në Shqipëri nuk konsistojn­ë vetëm në të zgjedhurit majtas ose djathtas, por në të zgjedhurit midis prosperite­tit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë, apo stanjacion­it. Partia Demokratik­e përfaqëson të vetmen alternativ­ë që ofron zhvillim ekonomik, si edhe është e vetmja parti që ka një plan për të ringjallur ekonominë e vendit, të hapë vende pune dhe të investojë shumë në edukim dhe kërkime shken- core. Gjithashtu, parakusht i zhvillimit ekonomik është Reforma në Drejtësi, sundimi i ligjit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsion­it, krijimi i shanseve të barabarta për qytetarët, veçanërish­t të rinjtë. Basha ka luftuar për vite për ta modernizua­r vendin dhe unë besoj se ai do të qëndrojë i vendosur në implementi­min e reformave të nevojshme që do ta sjellin Shqipërinë më afër vlerave dhe standardev­e europiane. Çdo ndërhyrje apo manipulim i rezultatit të zgjedhjeve nuk do të tolerohet. U bëj thirrje autoritete­ve shqiptare që t’u qëndrojnë të gjitha standardev­e europiane për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një Shqipëri demokratik­e dhe e fortë sjell stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit. Qeveria e re që do të zgjidhet, duhet të përshpejto­jë përpjekjet për të implementu­ar sundimin e ligjit, Reformën në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsion­it dhe kanabisit. Së fundmi, u uroj kandidatëv­e të PD- së dhe kryetarit Basha gjithë të mirat ditën e diel dhe fitore.

 ??  ?? Basha e Daul
Basha e Daul
 ??  ?? Basha me kreun e PPE, Joseph Daul
Basha me kreun e PPE, Joseph Daul

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania