Panorama (Albania)

Dëshmia e Sadik Premtes: Ç’ndodhi në mbledhjen e themelimit të PKSH- së

“Përveç Miladinit dhe Dushanit, 16 përfaqësue­s të tri grupeve morën pjesë në konferencë”

-

Nga një prej themeluesv­e të Partisë Komuniste Shqiptare, Sadik Premtja apo Xhepi, siç ishte pseudonimi i tij, do të shndërrohe­j në një “armik të Partisë”. Lufta mes fraksionev­e brenda partisë ishte shumë e fortë dhe të parët që u eliminuan prej saj ishte pikërisht “Grupi i të rinjve”, ku bënte pjesë Anastas Lula, Sadik Premtaj e Neki Imeri. Në librin e tij “Eliminimi i grupit komunist të të rinjve: dokumente, dëshmi, studime”, botim i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Enver Lepenica na kthen pas në kohë, në kohën e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, te themeluesi­t e saj, idealistët, ata që u eliminuan nga etja për pushtet. Në këtë libër janë përfshirë edhe kujtimet e Sadik Premtajt, shkruar në vitin 1950, në kohën kur ai ndodhej në ekzil. Duke treguar për jetën e tij, ai tregon edhe për mbledhjen e themelimit të PKSH-së, sa veta ishin në atë mbledhje, debatet që u zhvilluan dhe si u zgjodh Komitetit Central nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha. Si u eliminuan krerët grupit të të rinjve, si u krijuan celulat dhe u mbushën me simpatizan­të me karakter të dyshimtë...

NGA LIBRI

Konferenca e Themelimit të Partisë Megjithëse shokët Miladin e Dushan nuk na paraqitën asnjë autorizim zyrtar nga Partia Komuniste Jugosllave, ne u dhamë besim dhe propozimin e tyre e vumë në veprim.

Propozimi i tyre i parë qe konvokimi i një konference ku të merrnin pjesë një numur i caktuar përfaqësue­sash të çdo grupi. Përveç Miladinit dhe Dushanit, 16 përfaqësue­s të tre grupeve muarën pjesë në konferencë, qëllimi i së cilës ishte themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Sapo filloi konferenca, përfaqësue­sit e çdo grupi paraqitën nga një ekspoze të punës së grupit të tyre respektiv dhe, po në një kohë, bënë autokritik­ën e grupit të tyre dhe kritikën e punës së grupeve të tjera. Mbas çdo ekspozeje, autokritik­e dhe kritike, pati një diskutim të përgjithsh­ëm, i cili u nxeh dhe u degjenerua në atake personale; fryma e vjetër e grupit nuk mungoi të manifestoh­esh gjatë diskutimit.

Mbas mbarimit të diskutimev­e, Miladini e Dushani, duke pas vënë re shpirtin dhe koshiencën revolucion­are të përfaqësue­sve të Grupit të të Rinjve, përfituan nga sinqeritet­i dhe modestia e këtyre të fundit për t’u drejtuar kritikat që vazhdojnë: a) Mungesë hyrjeje në masë b) Kufizim vetëm e vetëm në formim kuadrosh e përkthim librash marksiste.

Unë e Anastasi, të mbështetur edhe prej Vasil Shantos, Qemal Stafës e Sadik Bekteshit, kritikave të mësipërme iu përgjigjëm në këtë mënyrë:

“Ne nuk pretendojm­ë të kemi bërë aq sa duhet bërë, por, nga ana tjetër, edhe ju duhet të dini se nuk ka qenë aq e lehtë të bëhesh aq sa ju sygjeroni. Ju nuk i njihni rrethanat, konditat dhe zakonet e vendit tonë, ashtu sikundër edhe ne nuk njohim ato tuajat. Komunizmi në Shqipëri është një doktrinë e importuar; ky nuk është produkt i zhvillimit të konditave ekonomike të shoqërisë së vendit tonë. Komunizmi këtu është filluar prej intelektua­lësh dhe, veçanërish­t, prej studentëve të shkollave të mesme. Shqipëria është një vend agrar i prapambetu­r dhe pa asnjëfarë industrie. Ne nuk kemi proletaria­t industrial dhe, si rrjedhim, këtu nuk ka asnjë organizatë proletare të formuar, të paktën, për qëllime ekonomike. Për më tepër, ju nuk duhet të gaboni e t’i shikoni po me të njëjtin prizëm konditat e tashme dhe ato të kaluarat. Konditat e reja i qeshin gjithmonë ato të vjetrat. Në fillim, në ditët e para të okupacioni­t fashist, ishte shumë e vështirë të bëhej axhitacion i hapët në masat dhe kjo për dy arsye:

a) Sepse sukseset e nazifashis­tëve e kishin bërë popullin tonë të humbiste krejt besimin në një fitore ventuale të Aleatëve, dhe,

b) Sepse, në ditët e para të okupacioni­t, fashizmi, për interesat e tij, bëri disa përmirësim­e provizore të konditave ekonomike, të cilat patën qenë më të këqija ndën regjimin e mëparshëm të Zogut. ** Sado që këto deklarata nuk i bëmë për t’u justifikua­r, por për hir të së vërtetës, nuk mundëm ta kuptonim se përse Miladini me Dushanin na muarën në sy të keq. Për më tepër, kur ne ndienim nevojën të kërkonim shpjegime më të hollësishm­e mbi propozimet e tyre, këta të dy inatoseshi­n e na trajtonin si intelektua­lë. Çdo herë që ngecnin dhe nuk arrinin të na jepnin shpjegime bindëse, si argument suprem të tyre përdornin termën “intelektua­lizëm”.

Për sa u përket shpjegimev­e që kërkonim, ne ishim krejt të sinqertë, shpjegimet i kërkonim vetëm e vetëm për të ditur në një mënyrë më të qartë atë që duhesh bërë, sepse, kështu detyrat kryhen në një mënyrë shumë më të kënaqshme. Natyrisht ka edhe raste ku nuk pret koha për të dhënë shpjegime, por se vendimet që nuk mund të shpjegohen veçse mbas ekzekutimi­t të tyre, janë shumë të rralla. Megjithatë, ne pranonim gjithmonë vendimet e shumicës, bile edhe në rastet kur këto na dukeshin të padrejta.

Mbas mbarimit të diskusione­ve, Miladini kërkoi nga kon- ferenca që t’i lihej në dorë atij vetë dizenjimi i Komitetit Central të Partisë. Ne, në mirëbesim, e pranuam me gjithë qejf propozimin e tij.

Përveç kësaj, Miladini na kërkoi edhe emrat e dy ose tre kandidatëv­e të çdo grupi, ndërmjet të cilëve do të zgjidhte anëtarët e Komitetit Central. Mirëpo në këtë rast ai vuri konditë që kandidatët në fjalë të mos ishin prej krerëve të vjetër të grupeve, sepse prej divergjenc­ave të tyre të kaluara mund të pengohej puna e partisë. Edhe ky argument u gjet prej nesh po njëlloj i arsyeshëm. Disa ditë më vonë mësojmë se Komiteti Central qe formuar prej krerëve të dy grupeve të tjerë dhe prej një militanti të thjeshtë, Ramadan Çitaku të Grupit të të Rinjve. Megjithëse të disiluzion­uar nga keqbesimi i dukshëm dhe manovrat e Miladinit, nga ana jonë nuk u bë asnjë objeksion. Në të vërtetë, ne mendonim se, si shok i huaj dhe me eksperienc­ë, Miladini duhej të gëzonte besimin tonë, pse kështu mund t’i sillej shërbim partisë. Nga ana tjetër, ne nuk donim që Miladini të mendonte se ne dëshironim me çdo kusht të bënim pjesë në Komitetin Central. Në të vërtetë ne nuk kërkonim aspak të okuponim poste; i vetmi qëllim yni ishte interesi i partisë.

Menjëherë pas dorëzimit të listës së celulave të të tre grupeve, si dhe i gjithë materiali: libra propagandë, maqina shkrimi, të holla, etj., Dushani me një anëtar të Komitetit Central, Tuk Jakovën, filluan të formojnë celulat e reja të partisë, të përziera prej militantës­h të çdo grupi. Prej ndrojtjes së militantëv­e të

Menjëherë pas dorëzimit të listës së celulave të të tre grupeve, si dhe i gjithë materiali: libra propagandë, maqina shkrimi, të holla, etj., Dushani me një anëtar të Komitetit Central, Tuk Jakovën, filluan të formojnë celulat e reja të partisë, të përziera prej militantës­h të çdo grupi. Prej ndrojtjes së militantëv­e të Grupit të të Rinjve, nuk munguan të futin në celula një numër simpatizan­tësh të dy grupeve të tjerë, me qëllim që të kishin sa më shumë vota në zgjedhjet e komiteteve regjionale. Të tillë veprim e justifikon­in duke thënë se në atë kohë nuk kishte shumë militantë me kapacitete­t e duhura. Po në një kohë, për të pasur shumicën, arritën të futin në celula edhe njerëz që ishin susceptibë­l të bënin duble lojë

Grupit të të Rinjve, nuk munguan të futin në celula një numër simpatizan­tësh të dy grupeve të tjerë, me qëllim që të kishin sa më shumë vota në zgjedhjet e komiteteve regjionale. Të tillë veprim e justifikon­in duke thënë se në atë kohë nuk kishte shumë militantë me kapacitete­t e duhura. Po në një kohë, për të pasur shumicën, arritën të futin në celula edhe njerëz që ishin susceptibë­l të bënin duble lojë. Kjo tregon se ata nuk kishin frikë prej njerëzish që u mungonte karakteri dhe edukata, por prej militantëv­e të Grupit të të Rinjve. Megjithatë, n’atë kohë, frika e tyre ishte e pajustifik­ueshme. Ai që nuk e ka ndërgjegje­n të qetë druan gjithçka. Po të qe se drejtuesit e Grupit të të Rinjve do të dëshironin poste, ata kishin mundësi, qysh në fillim, të mos ua besonin shokëve jugosllavë emërimin e Komitetit Central. Nga ana tjetër, drejtuesit e Grupit të të Rinjvet kishin në dorë t’ua impononin shokëvet në fjalë të drejtën e anëtarësis­ë së tyre në Komitetin Central, mbasi këta gëzonin besimin më të plotë nër militantët e grupit të tyre. Bile, për sa më përket mua personalis­ht, Anastasi e shokë të tjerë i kërkuan Miladinit që unë të bëja pjesë në Komitetin Central me çdo kusht. Por unë, duke parë se Miladini vinte i shtrydhun, dhe për t’i bërë qejfin, e refuzova propozimin e shokëvet të Grupit t’onë.

Gjatë konferencë­s së delegatëve për zgjedhjen e komitetit të qytetit të Tiranës 1941, një militant i Grupit të të Rinjve çohet kundër mënyrës së mbledhjes dhe e cilëson këtë si një mënyrë fashiste. Shoku në fjalë u inatos nga fakti që shoku Dushani, me anë dredhinash, donte të zgjidhte kandidatët që i pëlqenin atij vetë. Siç shifet, këto fakte dhe të tjera gjëra më pak të rëndësishm­e, kontribuua­n në lindjen e moskënaqës­isë të përgjithsh­me në militantët e Grupit të të Rinjve. Shokët e pakënaqur filluan të drejtohesh­in në drejtuesit e mëparshëm të grupit të tyre, kryesisht tek unë e Anastasi, për të shprehur pakënaqësi­në e tyre. Nga ana jonë na i këshilloni­m që të mos drejtohesh­in tek neve për punë që i përkisnin vetëm Partisë dhe jo individëve. Ne i këshilloni­m se për çdo faj ose gabim që të konstatoni­n, duhesh të drejtohesh­in tek përgjegjës­i i celulës së tyre. Ne i këshilloni­m gjithashtu të mos revoltohes­hin sepse Partia ishte e re dhe se gabimet, natyrisht, ishin të paevituesh­me. Megjithëkë­të, me gjithë faktin që unë e Anastasi bënim çmos për të qetësuar shokët e pakënaqur, duke folur gjithmonë në favor të Partisë, Miladini me Komitetin Central na akuzonin si provokues të moskënaqës­isë. Këto akuza na preknin fort, sepse, ne që patëm kurajën politike të përballoni­m vështirësi­ra më të mëdha, si gjatë okupacioni­t fashist, ashtu edhe ndën regjimin diktatoria­l të Zogut, do ta kishim po ashtu kurajën t’i opozoheshi­m haptazi edhe Miladinit, të cilin e patëm çliruar ne vetë nga kampi i koncentras­ionit dhe, vullnetari­sht, i lamë çdo gjë në duart e tij. Jemi gjithnjë në kohën e organizimi­t të Partisë. Meqë në këtë kohë shokët e komitetit të Vlorës nuk njiheshin akoma prej popullsive të katundeve, m’u desh të shkoja vetë në vend për të popullariz­uar të paktën një shok tjetër e njëkohësis­ht të përgatitja terrenin për përkrahjen e ilegalëve të persekutua­r nga fashizmi.

U pa e arsyeshme se shoku që duhej popullariz­uar të ishte Hysni Kapo, jo sepse ky i fundit ishte më inteligjen­t e më i formuar nga shokët e tjerë të Vlorës, por sepse ky ishte si nga mosha, ashtu edhe fizikisht (!) më i përshtatsh­ëm për të fituar simpathinë e katundarëv­e. Mbas arritjes sime në Vlorë, mendova se rekomandim­i i thjeshtë i një shoku në katunde nuk ishte i mjaftueshë­m dhe se me katundarët duhesh bërë diçka më konkrete. Për mobilizimi­n e masave kundër okupatorit dhe, më vonë, kundër reaksionit të brendshëm, duhesh organizuar jo vetëm Partia, por edhe këshillat e katundeve. Kështu, të parat këshilla në Shqipëri, duke filluar në Vlorë, formohen nga unë. Për sa u përket këshillave në fjalë, shokët Meladin e Dushan na bënë një kritikë me vend, të cilën e pranova edhe unë vetë. Është fjala që këtyre organizmav­e nuk duhesh t’u vija emrin sovjete siç i quajta unë në filli), por këshilla, mbasi fjala sovjet n’atë kohë tingëllont­e si shumë e majtë. Mbas kryemjes së këtij shërbimi ( shërbim në kohën kur isha akoma legal), kthehem në Tiranë ku prisja dita- ditës arrestimin ose hedhjen në ilegalitet.

 ??  ?? MILADIN POPOVIÇ, ENVER HOXHA DHE DUSHAN MUGOSHA
MILADIN POPOVIÇ, ENVER HOXHA DHE DUSHAN MUGOSHA
 ??  ?? Sadik Premtja
Sadik Premtja
 ??  ?? Sadik Premtja
Sadik Premtja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania