Panorama (Albania)

Mashtrimi i Edi Ramës me sistemin e tepsisë

- FATOS LUBONJA

Edi Rama ka dalë në fush atë elektorale dhe po kërkon maksimumin...

e votave me një argument që po e përsërit nga televizion­i në televizion dhe nga mitingu në miting. Sipas tij janë partitë e vogla ( e ka fjalën për LSI kryesisht, por edhe PDIU, PPDNJ etj.) që nuk e kanë lënë të bëjë shtet me institucio­ne dhe administra­të funksional­e, sepse ato imponojnë « sistemin e tepsisë » siç e quan ai. Ky sistem - sipas tij i ndërtuar që prej 25 vjetësh - konsiston në shantazhim­in e kryeminist­rit të zgjedhur nga partia e madhe nëpërmjet kërkesave klientelar­e të të voglave të cilat, përndryshe, nuk e lënë të qeverisë. Dhe kështu, sipas Ramës, e keqja hyn në administra­të, mbetet brenda. Prandaj thotë ai, kësaj here mos i votoni ato, por votoni partinë time, që do t’ju ndërtojë më të mirën e administra­tave, për të dalë pastaj në një sistem bipolar, ku të dini se kë të ndëshkoni pasi të qeveris unë edhe katër vjet të tjera. Duket se në këtë hulli arsyetimi qëndron pakti që ka bërë me Lulzim Bashën për të pastruar partitë e vogla nga jeta politike e vendit.

E kanë akuzuar se nuk ka program. Në fakt ky është programi elektoral i Ramës.

Ky argument elektoral mban era mashtrim që nga shumë larg, por, si të gjitha mashtrimet, e ka një pikë të vërtete ku Rama e ka mbështetur levën për t’ua hedhur edhe një herë shqiptarëv­e: partitë e vogla vërtet kanë vepruar kështu. Por ama e vërteta e kësaj mënyre të vepruari është shumë më e madhe sesa kaq. Le të jap vetëm ndonjë argument që e nxjerr zhveshur gënjeshtrë­n e Edi Ramën.

ARGUMENTI HISTORIK

Rama gënjen kur thotë ( siç tha te « Të paekspozua­rit » se « sistemi i tepsisë » ka funksionua­r kështu që prej 25 vjetësh. E vërteta është se në kohën e Berishës së parë ky pati mundësi të qeverisë vetëm dhe e keqja nuk erdhi nga partitë e vogla, por nga pushteti i madh i së madhes dhe të kryetarit të saj. E njëjta gjë mund të thuhet për qeverisjen e socialistë­ve 1997– 2005. PS- ja në fillim përfshiu në koalicion edhe disa parti të vogla jo nga halli, por për të zgjeruar bazën e qeverisjes në emër të ndërtimit të një shteti. Nëse punët filluan të degradojnë, kjo nuk ndodhi për shkak të partive të vogla, por për shkak të partisë së madhe dhe kryetarit të saj të madh.

E vërteta historike është se sistemi me parti të vogla që luajnë « king maker » - in ka filluar të bëhet problem për kryeminist­rat pas marrëveshj­es PD- LSI të vitit 2009 dhe asaj PS- LSI të vitit 2013. Dhe fakti është se dy lëvizjet e LSI-së janë aprovuar nga shumica e zgjedhësve si formë ndëshkimi ndaj autoritari­zmit dhe arrogancës në rritje të të mëdhave, që është bërë më i padurueshë­m edhe sesa efekti « tepsi » .

ARGUMENTI I QEVERISJES RAMA

Sado që përpiqet t’ua hedhë fajin partive të vogla për keqqeveris­jen Rama nuk i reziston dot një argumenti që ia kanë evidentuar më se një herë. Edhe nëse të voglat në praktikat e tyre kanë punuar sipas « sistemit të tepsisë » , çfarë e ka penguar atë, atje ku e ka pasur gjithçka në dorë të vet dhe të të vetëve, të funksionoj­ë ndryshe, në emër të interesit publik dhe jo të klienteliz­mit partiak? Sikur ai dhe të vetët të mos bënin korrupsion, klienteliz­ëm, politika partiake dhe abuzime të ndryshme ky do të ishte shembulli më i mirë për t’u konfrontua­r gjatë fushatës me të këqijtë dhe për të marrë votat e elektorati­t të tyre. Por të gjithë e dinë se nuk ka ndodhur kështu, por e kundërta: se Rama dhe të vetët kanë qenë kampionët e keqqeveris­jes dhe abuzimit gjatë këtyre katër vjetëve. Sjellja e Ramës si opozitar ndaj « sistemit të tepsisë » po të thellohesh vetëm fare pak, kuptohet se është në fakt një vetëdenonc­im.

PSE GËNJEN RAMA

Edhe kësaj here, si në të gjitha komunikime­t e tij, Rama po kërkon ta fshehë të vërtetën dhe ta manipulojë publikun me gënjeshtrë­n e radhës, duke na servirur një shkak të rremë të së keqes dhe një kurë të rreme. E keqja e madhe shqiptare nuk janë partitë e vogla, por kapja e të gjitha partive kryesore dhe, nëpërmjet tyre e shtetit dhe institucio­neve të tij, nga 5% që i quajmë rëndom oligarkë dhe bosët e krimit. E keqja e madhe nuk qëndron te ndarja e buxhetit të rrogave dhe të njerëzve të administra­tës midis militantëv­e të njërës parti apo tjetrës. As tek abuzimet e këtyre njerëzve. Këto janë vetëm një degës e të keqes së madhe. E keqja e madhe qëndron në masakrimin e parasë publike dhe po ashtu e territorit dhe pasurisë publike, e burimeve tokësore dhe nëntokësor­e, ashtu sikurse edhe turistike të vendit nga 5% që rëndom i quajmë oligarkë dhe njerëz të krimit. E keqja e madhe nuk është ndarja e tepsisë, por shndërrimi i Shqipërisë në tepsi dhe kapja e kësaj tepsie nga partitë nëpërmjet lidhjeve të shkurtra të politikanë­ve si Rama me këtë 5% duke anashkalua­r institucio­net ose duke i përdorur këta vetëm si fasadë.

Rama nuk e thotë dot këtë të vërtetë për dy arsye. E para, sepse nëse ka njeri që ka punuar në mënyrë sistematik­e në shërbim të këtij sistemi, është ai. Së dyti, sepse nuk ka ndërmend ta luftojë, por ta shfrytëzoj­ë këtë sistem edhe më tej. Në fakt fushata e tij elektorale është në shërbim të këtij sistemi, por me ndryshimin se ai po synon të vërë nën kontroll të gjithë tepsinë - me shumë gjasa në bashkëpuni­m me oligarkët kryesorë të 5%- shit, të cilët deri dje kanë qenë edhe me PD-në, edhe me LSI-në.

Si e tillë kjo është një zgjedhje e rrezikshme që është një hap larg predikimit që kanë bërë diktatorët që e fajësonin demokracin­ë për mungesë eficense, që i bënin thirrje popullit t’ua jepnin të gjithë pushtetet atyre, sepse ata dhe vetëm ata do të bëheshin garant të mbrojtjes së interesave të tyre. Musolini p. sh. e përkufizon­te regjimin fashist si aleancë e pushtetit fashist me korporatat.

Në emër të demokracis­ë, lirisë, të mbrojtjes së të vërtetës dhe ruajtjes së shpresave, si dhe të një shpërndarj­eje disi më të drejtë të të ardhurave, shqiptarët duhet ta refuzojnë në kutitë e votimit me vendosmëri këtë projekt.

 ??  ??
 ??  ?? Rama dje gjatë mitingut në Tiranë
Rama dje gjatë mitingut në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania