Panorama (Albania)

Përse arsimit shqiptar i duhet një mandat i dytë

- PROF. ASC. DR. EDI PUKA*

Zgjedhjet po afrohen dhe partitë politike janë të ngazëllyer­a dhe mezi presin të shohin rezultatet përfundimt­are. Mitingje dhe vetëm...

mitingje nga të gjitha anët për të mbushur mendjet e qytetarëve që të votojnë për njërën apo për tjetrën parti. Shumë zhurmë në lidhje me programet ekonomike, financiare, bujqësore e me radhë, por si gjithmonë mungon apo gjendet i fshehur në brendësi të debatit: arsimi. Arsimi i cili, për hir të së vërtetës, duhet të ishte argumenti kryesor në këtë debat politik të fushatës aktuale. Por, si gjithmonë, është i munguari i radhës, pasi asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga klasa politike e këtij vendi. Harrohet gjithmonë, ose më mirë duhet thënë që pseudo harrohet koncepti i arsimit dhe gjithçka ai bart mbi vete. Harrohet që arsimi dhe arsimimi janë baza edukative dhe zhvillimor­e e trurit të çdo kombi, pa të cilin dhe pa zhvillimin e të cilit nuk mund të ketë një shoqëri të shëndoshë dhe humane. E pra, si gjithmonë, partitë politike mundohen ta shmangin këtë debat për të mos u përballur me vështirësi­të nga të cilat rrethohet ky argument. Në këtë mënyrë, mendojnë se është më mirë të kalohet në heshtje duke bërë rolin e të paditurit, në mënyrë që njerëzit të mos e kenë shumë mendjen përkundrej­t asaj çfarë ka ndodhur dhe mundësisht asaj çfarë shpresohet të ndodhë në sistemin tonë të dashur arsimor. Në këtë rast dhe pikërisht përpara përfundimi­t të kësaj fushate nuk mund të rrimë të heshtur përkundrej­t rezymesë katërvjeça­re dhe asaj çfarë shpresojmë që të përmirësoh­et në vitet në vazhdim. Le të përmendim disa nga hapat pozitivë të hedhur deri më tani.

Së pari, reforma e teksteve shkollore në sistemin e arsimit parauniver­sitar, e cila konsiston në përdorimin dhe adoptimin e teksteve shkollore të përzgjedhu­r nga shtëpi botuese prestigjio­ze ndërkombët­are, në mënyrë që të shpëtojmë njëherë e mirë nga mediokrite­ti që na ka karakteriz­uar deri më tani.

Së dyti, përzgjedhj­a dhe punësimi rigoroz i mësuesve nëpërmjet portalit: Mësues për Shqipërinë, i cili shmang sjelljet abuzive dhe korruptive duke unifikuar dhe standardiz­uar procedurat e punësimit.

Së treti, mbyllja e universite­teve, të cilat nuk përmbushni­n kriteret më minimale për t’u quajtur të tilla, duke u dhënë kështu frymë dhe shpresë studentëve në lidhje me përzgjedhj­en e tyre për të ardhmen akademike.

Së katërti, nisja e procesit të akreditimi­t ndërkombët­ar nga agjenci të mirënjohur­a në këtë fushë, në mënyrë që më në fund të kemi një ide të qartë të asaj se çfarë jemi dhe se çfarë ofrojmë për studentët tanë.

Së pesti, ligji për arsimin e lartë, i cili, me gjithë kritikat që i atribuohen për shkak të frymës që përçon, mbetet një formë rregullato­re pozitive dhe një hap më tej në lidhje me zhvillimin e arsimit të lartë në vendin tonë.

Sigurisht që, me gjithë ndërmarrje­n e këtyre hapave pozitivë, ka ende shumë për të bërë, pasi arsimi është dhe do të mbetet një aspekt dhe një argument jetësor i shoqërisë të një vendi dhe si i tillë nuk mund dhe nuk duhet trajtuar si koncept i dorës së dytë, por duhet të jetë prioritet në strategjit­ë zhvillimor­e. Në këtë këndvështr­im është e pamundur të flitet për zhvillim dhe evoluim arsimor në kushtet e një buxheti minimal të përkushtua­r, i cili në të ardhmen nuk duhet të mbetet thjesht objektiv për t’u arritur, por të bëhet realitet.

Hapat e hedhur deri më tani, mendoj se japin një fillesë shprese se diçka po ndryshon në mënyrë pozitive, por si çdo formë strategjie, sidomos kur flitet për arsimin, është i nevojshëm një dimension kohor më i gjerë dhe më i shtrirë në kohë, për të parë rezultatet e para. Si i tillë, pavarësish­t, kritikave që mund të kemi në lidhje me ecurinë e deritanish­me, mendoj që zhvillimit të arsimit në vendin tonë i duhet dhënë edhe një mundësi, pasi nuk mund të mendojmë që do ndodhin çudira të papritura dhe gjithçka do të zgjidhet dhe të përmirësoh­et pa besimin e nevojshëm te qenia njerëzore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania