Panorama (Albania)

Kryemadhi: Sajmir, mos pi mall...

- SAIMIR TAHIRI

Nuk le mik e partner të Shqipërisë pa i zbrazur baltën e barkut tënd, sa herë të takonin si kryetar Kuvendi. Dhe nuk të mjaftoi fakti që unë e lashë detyrën, për të vazhduar të merresh me mua pa pushim! Madje aq i pashëruesh­ëm je në këtë fiksimin tënd kundër meje, sa u lëshove fare edhe kundër Policisë

Nënkryetar­ja e LSI- së, Monika Kryemadhi, pas reagimeve të ishministr­it Tahirit dhe akuzave të këtij të fundit për Ilir Metën, i ka kujtuar se do të shihen pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryemadhi ka publikuar një këngë duke i kërkuar Tahirit të “mos pijë mall, por të bëjë palestër”. “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën ‘ Mos pi mall, bëj palestër’. Suksese në jetë dhe shihemi më 26 qershor”, shkruan Kryemadhi në reagimin e saj në “Facebook”. Deputetja e LSI- së ka qenë shpeshherë e ashpër në qëndrimet e saj për ish- ministrin e Brendshëm, duke e bërë përgjegjës për kanabizimi­n e vendit dhe për presione të ushtruara ndaj zgjedhësve.

Më dëgjo me vëmendje, Ilir Meta! U bë një kohë e gjatë që më bie në qafë duke hedhur baltë mbi mua dhe ta kam thënë në sy kur kishim ende komunikim bashkë se je gabim! Po t’i nuk pushove një sekondë në luftën tënde të verbër me mua. Më hodhe në kurriz të gjithë doracët që paguan në kazanin mediatik të Shqipërisë dhe jo vetëm. Pagove para që të nxish Policinë e Shtetit dhe mua personalis­ht, edhe në media e portale jashtë Shqipërisë. Më vure pas një hafije tënden si zv. ministër, që arriti deri në çmendurinë e tentativës për të përg- juar zyrën time! Nuk le mik e partner të Shqipërisë pa i zbrazur baltën e barkut tënd, sa herë të takonin si kryetar Kuvendi. Dhe nuk të mjaftoi fakti që unë e lashë detyrën, për të vazhduar të merresh me mua pa pushim! Madje aq i pa- shërueshëm je në këtë fiksimin tënd kundër meje, sa u lëshove fare edhe kundër Policisë së Shtetit, pasi u zgjodhe edhe President zotrote me votat e Partisë Socialiste. Ke javë të tëra që sa ti, sa gruaja jote, sa kryeshërbë­tori yt, sa luanët e kotelet e kazanit tënd politik, merreni me mua duke sajuar lloj- lloj idiotësish, për gjoja presione policore e blerje votash! Se kush është tregtari më i madh i blerjes së votave dhe i vendeve të punës në Shqipëri, këtë e di i madh e i vogël! Prandaj ti nuk ia mbush mendjen dot askujt me rolin qesharak të viktimës së zgjedhjeve, që po e luan si i dalë mendsh, ekran më ekran dhe shesh më shesh. Unë e di që ti do vazhdosh të merresh me mua dhe s’po e postoj këtë mesazh që ti të heshtësh, por që ti ta dish se nuk do të pushoj një minutë deri kur të mbarojë procesi i votimit që ti dhe kazani yt politik ta merrni atë që meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina! Me vota Ilir me vota, jo me zarfe, as me Iphone, as me miell, as me grurë dhe as me grupe që janë objekt i punës së Policisë së Shtetit për përfshirje në trafiqe të rënda... Vazhdo nxirri kotelet e tua në ballin e kazanit tënd politik, po përgatitu mirë shpirtëris­ht, që të mos bëhesh për një muaj masazh koke, pas numërimit të votave të qarkut Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania