Panorama (Albania)

LSI: Tahiri, skemë për blerjen e votave në bashkinë e Vorës

-

Kandidatja për deputete e LSI- së, Eriona Bixha, ka akuzuar ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se po mbështet një skemë të blerjes së votës në Bashkinë e Vorës. “Ndihem e indinjuar, e revoltuar që disa persona mendojnë që me lekë mund të blejnë lirinë dhe dinjitetin e banorëve të Vorës dhe në mënyrë të veçantë të të rinjve aty! Uragani i fitores plebishita­re që LSI do të ketë më 25 qershor është kthyer në makth për disa forca politike. Dua publikisht të denoncoj ‘ Drejtuesin’ e shitblerje­s së votave në Bashkinë e Vorës, shtetasin Agim Kajmaku, i cili e ka shndërruar makinën e tij tip ‘ Volkswagen’ të zi në një bankë, ku në bashkëpuni­m të plotë me drejtues të komisariat­it të Vorës, dhe për këtë mund të verifikoni fare lehtë nga tabulatet telefonike, dhe nën përkrahjen e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, çdo natë organizojn­ë skemën e shpërndarj­es së parave, shtëpi më shtëpi”, deklaroi Bixha. Sipas përfaqësue­ses së LSI- së në Vorë, po përgatiten skenarë nga ish- drejtues të lartë në Policinë e Shtetit për të përfshirë në ngjarje të caktuara aktivistë të LSI- së. Kandidatja e LSI- së për Tiranën akuzoi drejtpërdr­ejt ish- ministrin Tahiri si përgjegjës­in kryesor për këta skenarë. “Jemi në dijeni të plotë edhe të skenarëve që po trillohen dhe po krijohen ndaj aktivistëv­e të LSI-së në Bashkinë e Vorës, nga ish- drejtues të lartë të Policisë, nën kujdesin e veçantë të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët kurrsesi me mashtrimet, me arrogancën dhe babëzinë e tyre nuk mund të blejnë votat, dinjitetin dhe lirinë e vajzave, të grave, të rinisë së mrekullues­hme të Bashkisë së Vorës dhe të gjithë banorëve të saj”, tha përfaqësue­sja e LSI- së.

 ??  ?? Eriona Bixha
Eriona Bixha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania