Panorama (Albania)

Urdhri i Demirajt për policët: Për çdo lëvizje merrni leje

-

Për të shmangur çdo mundësi që punonjësit e Policisë të përfshihen në fushatën elektorale, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ka urdhëruar ata që të mos bëjnë asnjë lëvizje pa lajmëruar eprorin. Të paktën gjatë orarit të shërbimit, asnjë prej efektivëve të Policisë nuk do të lejohet që të bëjë asnjë moment pushim pa lejen e shefit. Për çdo situatë që atyre do t’u duhet të shkëputen nga puna, duhet të vënë në dijeni eprorin, duke argumentua­r me detaje motivin e shkëputjes, kohëzgjatj­en, madje në ndonjë rast edhe emrin e personit apo personave që do të takojnë. Sipas urdhrit të ministrit Demiraj, të gjithë punonjësit e Policisë, pavarësish­t gradës apo pozicionit që kanë, do të monitorohe­n 24 orë për lëvizjet e tyre, edhe kur nuk janë në shërbim. Me anë të një udhëzimi të mëparshëm, që përcakton saktësisht rolin dhe detyra e punonjësve të Policisë e të Gardës, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, u kujton atyre se janë të depolitizu­ar. Madje, ashtu siç deklaroi edhe ditën e tij të parë në detyrë, Demiraj citon ligjin, duke thënë se shpërdorim­i i autoriteti­t policor për të influencua­r në mbështetje­n e një partie politike është vepër penale dhe dënohet me burgim. “Cili- do person me uniformë dhe pa uniformë pjesë e strukturav­e të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që përshihet në fushata duke shkelur parimet kushtetues­e dhe ligjet që garantojnë procesin zgjedhor, do të mbajë përgjegjës­i administra­tive dhe penale me largim nga detyra dhe ndjekje penale”, theksoi Demiraj gjatë takimit të parë që pati me drejtuesit e lartë të Policisë. Ndërsa në udhëzim ai saktëson se punonjësit e Policisë e të Gardës së Republikës nuk mund të përfshihen në fushatën zgjedhore edhe pasi të kenë përfunduar orarin zyrtar të punës së tyre.

 ??  ?? Dritan Demiraj
Dritan Demiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania