Panorama (Albania)

PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Do e bëjmë administra­tën si Policia

“Nëse prindërit demokratë vendosin përparësi gjetjen e një pune për Lulin sesa të ardhmen e fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë”

- ARISTIR LUMEZI

Partia Socialiste ka përmbyllur dje fushatën elektorale në një miting të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, me një pjesëmarrj­e prej dhjetëra mijëra mbështetës­ish.

Kryeminist­ri Edi Rama është zotuar para socialistë­ve se 4 vitet e ardhshme administra­ta shtetërore do të shndërrohe­t si Policia e Shtetit. “Policia e Shtetit, institucio­ni më qesharak, më i pabesueshë­m bashkë me gjykatat dhe prokurorit­ë 44 muaj më parë. Sot është institucio­ni më i besueshëm i shqiptarëv­e falë Saimir Tahirit, dhe më pas falë Fatmir Xhafës. Si e bëmë ne Policinë e Shtetit? Ashtu siç duam të bëjmë edhe administra­tën shtetërore në vitet që vijnë, duke u prerë rrugën influencav­e të të gjitha partive të pushtetit dhe duke ia kthyer Policinë e Shtetit ligjit”, tha dje Rama. Kryetari i PS- së ka ironizuar me aleatët dhe veçanërish­t me LSI- në, duke thënë se ata nuk janë krenarë për reformat sepse e kanë mendjen vetëm te ndarja e tepsisë së pushtetit. “Më ka ardhur shpirti në majë të hundës me këta zullumqarë që merren me parqet, me rrugët, me ndriçimin, me qendrat, çfarë kanë këta me qendrat e qyteteve që ndërtuan njerëzit kur braktisën shpellat e kohës së barbarëve? Ne jemi krenarë për ça kemi bërë me qeverinë e koalicioni­t. Po këta ça kanë që s’janë krenarë?! Pse nuk janë të kënaqur me reformat? Atëherë kemi të drejtë të mendojmë se ato vota na i kanë dhënë vetëm për të mos u larguar nga tepsia e pushtetit. E nuk kemi konflikte me këta, replika, polemika, pasi jemi në këtë betejë për të bërë Shqipërinë që duam. Ne jemi në këtë betejë që porta e drejtësisë, të cilën e hapi vetëm PS, të mos mbyllet. Vetingu të zbatohet deri në fund”, tha ai, duke shtuar se: “Unë s’mund ta pranoj më që zyrat e shtetit të jenë copa dhe llokma për pushtet, prandaj unë kërkoj një votë kuqezi për dinjitetin e çdo shqiptari që shkon në zyrat e shtetit”.

APELI

Kryeminist­ri Rama iu drejtua me një mesazh të fortë edhe prindërve demokratë, të cilët sipas tij nuk duhet të vendosin interesat e Lulzim Bashës para interesave të fëmijëve të tyre. “Nëse prindërit demokratë vendosin përparësi gjetjen e një pune për Lulin sesa të ardhmen e fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë”, tha Rama. Kryeminist­ri sulmoi sërish partitë aleate për të cilat tha se kanë dhënë votat për reformat për të përfituar nga tepsia e pushtetit, si dhe garantoi se Partia Socialiste do ta çojë deri në fund Reformën në Drejtësi. “Çfarë kanë këta me sheshet, me trotuaret, me parqet e lodrave? Ne kemi hapur 641 kantiere të Rilindjes urbane. Për të gjithë ata që këndojnë këngën e kukuvajkav­e të mjerimit. Lajmi që s’kanë dashur kurrë të dëgjojnë dhe që unë e përsëris është se Shqipëria sot ka 47 mijë biznese më shumë se 44 muaj më parë”, tha dje Rama. Kryeminist­ri tha se kundërshta­rët e tij flasin për koncesione­t sepse e kanë mendjen vetëm te to.

 ??  ?? RAMA DJE GJATE MITINGUT TE PS NE TIRANE
RAMA DJE GJATE MITINGUT TE PS NE TIRANE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania