Panorama (Albania)

Kreditë e lehtësuara për banesa, Veliaj: Fituesit, në fund të verës

-

Familjet që kanë aplikuar në Bashkinë e Tiranës për të përfituar kredi të butë do të duhet të presin edhe së paku dy muaj për të mësuar nëse janë apo jo në listën e fituesve. Duke e trumbetuar rihapjen e programit të kredive të buta si një nga arritjet kryesore të Bashkisë, kryetari Erion Veliaj bëri publik dje kohën kur shpallen dhe numrin e fituesve, që mund të jetë mbi një mijë. “Një nga projektet e mira që rikthyem pas pauzës mes administra­tës së Edi Ramës dhe administra­tës sonë ishte rikthimi i kredive të buta. Më vjen mirë që kemi pasur mijëra aplikime, për të cilat në fund të verës do të kemi rezultatet finale, si ne, si banka, për të paktën 1000- 1500 apartament­e të reja në ndihmë të atyre që sapo kanë krijuar një familje në Tiranë e besoj që edhe në këtë stacion shumë të rëndësishë­m të jetës Bashkia e Tiranës është aty për t’i dhënë një dorë”. Dosjet tashmë po shqyrtohen në Komisionin e Strehimit dhe më pas votohen në Këshill Bashkiak për t’i kaluar bankës së nivelit të dytë. Por procesi nuk mbaron këtu. Ndodh që kjo e fundit të skualifiko­jë ato familje që nuk plotësojnë kriteret. Në këtë moment, Bashkia del me një thirrje të dytë për të plotësuar numrin e fituesve, të cilëve do t’u mb- ulojë diferencën e mbetur të interesit të kredisë që përfituesi­t e marrin me 3%. Veç subvencion­imit të kredive, janë një sërë projektesh të mëdha e punësh që Bashkia e Tiranës ka arritur t’i realizojë në harkun kohor të 2 viteve. Në fjalën përmbyllës­e të turit “Tirana dy vjet zgjuar” në 24 njësitë administra­tive, kryebashki­aku Veliaj përmendi ndër të tjera rikthimin e çekut të bebes, rikonstruk­sionin e çerdheve, përmirësim­in e transporti­t publik dhe parkingjet, shkollat e reja, pa lënë mënjanë projektet madhore, si sheshi “Skënderbej, Pazari i Ri dhe Bulevardi i Ri.

 ??  ?? Veliaj dje në bilancin e dy viteve si kryebashki­ak
Veliaj dje në bilancin e dy viteve si kryebashki­ak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania