Panorama (Albania)

Meta flet për bashkëpuni­m me PS- në: Por pa Edi Ramën

Mesazhi për Bashën: Tradhtinë mund ta duan, por tradhtarin jo

-

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka lënë të hapur dje mundësinë për të bashkëpunu­ar pas zgjedhjeve me Partinë Socialiste, por kjo me kushte që të mos jetë Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Të paekspozua­rit”, përballë gazetarit Ylli Rakipi, Meta la të hapur mundësinë dhe për bashkëpuni­m me Lulzim Bashën.

Z. Meta, duket sikur ndarja juaj me Partinë Socialiste është definitive.

Ka dy gjëra të ndryshme raporti ynë me Rilindjen, apo me mavitë, dhe raporti ynë me Partinë Socialiste...

... raporti juaj me Partinë Socialiste, por në fakt nuk kemi Parti Socialiste. Duket sikur nuk...

Viktima e parë e Rilindjes dhe e mavisë është vetë Partia Socialiste. Ajo sot nuk ka as flamur, ajo sot nuk ka simbole, ajo sot nuk ka as histori, ajo sot nuk ka as solidarite­t. Çfarë ka shpallur? Rilindja ka shpallur zhbërjen e Partisë Socialiste. Çfarë thotë Rilindja? Në 27 vjet nuk është bërë asnjë gjë. Pra, Partia Socialiste, për shembull, nga ’ 97- a deri në 2005- n nuk ka qeverisur, nuk ka bërë asnjë autostradë, nuk ka rindërtuar gjykatat e shkatërrua­ra, komisariat­et e shkatërrua­ra në ’ 97- n, ekonominë e shkatërrua­r nga piramidat. Nuk ka bërë asgjë, për sa i takon integrimit europian të Shqipërisë. Asgjë! Çdo gjë fillon me Rilindjen. Pra, viktima e parë e Rilindjes është vetë Partia Socialiste. Tani kërkon të bëjë viktimë të gjithë Shqipërinë.

Dhe duhet t’u thoni shqiptarëv­e edhe përgjegjës­itë tuaja.

Ne përgjegjës­itë tona i marrim. Ne i kemi dhënë një mundësi Partisë Socialiste, meqenëse ishte partia më e votuar, për të treguar një vizion tjetër. Ajo që shohim është një vizion i degraduar i një ish- kryetari bashkie.

Pra, nëse ju merrni mjaftueshë­m vota për t’u bashkuar me Partinë Demokratik­e, do ta bëni një gjë të tillë?

Së pari, LSI- ja do të dalë forcë e parë dhe nuk bëhet më fjalë që ajo të jetë një forcë plotësuese. Së dyti, ne e kemi bërë të qartë, ose më saktë Edi Rama na e ka lehtësuar çështjen e ditës së hënë, duke përjashtua­r çdo lloj koalicioni me LSI- në. Ne nuk e përjashtoj­më mundësinë e bashkëpuni­mit me PS- në, por pa Edi Ramën si përfaqësue­s të Rilindjes, oligarkisë dhe të gjitha këtyre problemeve.

Po për PD- në, me Lulzim Bashën, pa Lulzim Bashën, keni ndonjë...? Supozojmë që ju duhet bashkëpuni­mi me PD- në, sepse ajo merr...

Për Lulzim Bashën kam këtë mesazh: tradhtinë mund ta duan të gjithë, por tradhtarin nuk e do asnjë. Kështu që Lulzim Basha, në këto 72 orë, duhet t’u afrohet kauzave të çadrës; për zgjedhjet e lira, për luftën kundër krimit të organizuar dhe këputjeve të lidhjes së krimit me politikën, kundër oligarkisë dhe oligarkëve barkderra, siç thoshte te çadra dhe njëkohësis­ht...

Po në qoftë se do të vazhdojë “Big Mac”- un pas zgjedhjeve?

Nuk ka asnjë shans që Rama- Basha të bëjnë 71 mandate. Ka plot socialistë, demokratë të përgjegjsh­ëm dhe forca të tjera politike, sepse nuk duhet të krijojmë idenë sikur aty do të jenë vetëm tri forca. Unë jam i bindur që edhe LIBRA, PDIU-ja, Paskal Milo, si dhe shumë forca të tjera politike do të votohen. Bashkimi i këtyre forcave është frika e tretjes elektorale të dy Rilindjeve, në PS dhe PD, për fat të keq, nga vetë fakti që njerëzit kanë qenë në kërkim të alternativ­ave të reja. Jo vetëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe të alternativ­ave të tjera demokratik­e.

Unë i ftoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë që janë të lodhur dhe të mërzitur nga politika që, sado të pakënaqur të jenë me politikën, përsëri katër vjetët që vijnë politika do të merret me ta. Kështu që është e domosdoshm­e që ata të shprehin vullnetin e tyre, sepse vota e tyre do të numërohet drejt. Ata që nuk duan të votojnë për LSI-në, për arsyet se mund të jenë të zhgënjyer apo janë mosbesues, duhet të votojnë për një alternativ­ë tjetër demokratik­e.

Keni biseduar me z. Edi Rama që nga koha që jeni zgjedhur President dhe deri sot? Asnjë bisedë me të... Ndahen dy njerëz që kanë qenë 4 vjet bashkë.

Unë i kam çuar dy mesazhe lidhur me zgjedhjet, përdorimin politik të policisë dhe këtë lojë për të dhunuar zgjedhjet. Mesazhet e mia janë bërë publike. Unë i kam dalë borxhit Edi Ramës.

Ai nuk ka kthyer asnjë përgjigje?

Nuk ka nevojë të kthejë përgjigje, sepse përgjigjen do ta japin shqiptarët, socialistë dhe demokratët, në datën 25 qershor.

Për Lulzim Bashën kam këtë mesazh: tradhtinë mund ta duan të gjithë, por tradhtarin nuk e do asnjë. Kështu që Lulzim Basha, në këto 72 orë, duhet t’u afrohet kauzave të çadrës; për zgjedhjet e lira, për luftën kundër krimit të organizuar dhe këputjeve të lidhjes së krimit me politikën, kundër oligarkisë dhe oligarkëve barkderra, siç thoshte te çadra dhe njëkohësis­ht...

 ??  ?? BASHA GJATE FUSHATES
BASHA GJATE FUSHATES
 ??  ?? Dje gjatë mitingut të LSI në Durrës
Dje gjatë mitingut të LSI në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania