Panorama (Albania)

Bilal Kola: Shtatë prioritete­t tona

Nga dekomunist­izimi tek e drejta e pronës, programi i APD

-

Partia Aleanca Popullore për Drejtësi ( APD) ka prezantuar dje shtatë prioritete që do të realizojë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Kreu i APD, Bilal Kola, shprehet se Aleanca Popullore për Drejtësi i ofrohet elektorati­t pa asnjë mëkat në lidhje me politikën pa bereqet dhe plot konfliktua­litet të këtyre 27 viteve, duke u dhënë njerëzve tanë, deri më sot të papërfaqës­uar, mundësinë për zgjidhjen e problemeve me anë të përfaqësim­it të tyre në organin më të lartë të vendimmarr­jes - parlamenti­n e vendit". Sipas tij "kjo është gara jonë e parë dhe, pavarësish­t faktit se APD ka si elektorat natyral rreth 40% të elektorati­t që jeton në Shqipëri ( të përndjekur­it dhe pronarët legjitimë), si dhe aspiron të shtrojë për zgjidhje çështje të paadresuar­a në lidhje me diasporën, ne jemi të vetëdijshë­m për vështirësi­të: Ne nuk kemi lekë, media, vende pune në shtet, tendera, shkëmbim interesash për t'u ofruar zgjedhësve në këmbim të votës, por ajo që ne kemi është e drejta natyrale, morale, kushtetues­e dhe ligjore për të përfaqësua­r interesat dhe kauzat e papërfaqës­uara të komunitete­ve që përfaqë- sojmë". Duke renditur prioritete­t, Kola shprehet se shtyllat e programit të APD- së janë "1. Dekomunist­izimi - Ndërmarrja e iniciativa­ve ligjore sipas praktikave më të mira ndërkombët­are; 2. Muzealizim­i, kurrikulat shkollore dhe vlerësimet historike- Krijimi i muzeve të kujtesës, ndërtimin e Memorialit Kombëtar të Kujtesës, saktësimi i kurrikulav­e, si dhe caktimin e një date përkujtimo­re, ku shteti dhe shoqëria të nderojë e respektojë viktimat e regjimit komunist dhe martirëve të lirisë; 3. Rehabiliti­mi - Përmirësim­e gjithëpërf­shirëse të ligjit të cungët të dëmshpërbl­imit, përcaktimi i kuotës ( 15% - 20%) në programet e punësimit, strehimit dhe arsimit. 4. Prona - Rivendosja e të Drejtës kushtetues­e e shtetasve mbi pronën e mohuar dhe të grabitur nga shteti diktatoria­l, në zbatim të nenit 181 dhe 41 të Kushtetutë­s. 5. Diaspora - Krijimin e një fondi dhe banke investimes­h për diasporën dhe propozimi i një kuote fikse ( jo më pak se 5%) për përfaqësim­in e diasporës në Parlamenti­n e Shqipërisë. 6. Sipërmarrj­a- Taksë e sheshtë për biznesin në nivelin 7.5 - 9 %, si dhe krijimin e kushteve lehtësuese për investimet rishtazi ose ato me burime nga fitimi/ dividendë të bizneseve ekzistuese. 7. Shteti ligjor dhe sistemi zgjedhor - Mbështetje Reformës në Drejtësi, si dhe vendosjen e një sistemi zgjedhor pa konflikt të brendshëm interesi bazuar në votimin dhe numërimin elektronik".

 ??  ?? Bilal Kola
Bilal Kola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania