Panorama (Albania)

DY DJEMTË NË POLICI

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Pronari i një lokali në fshatin Bishqem është tentuar të merret peng nga persona ende të paidentifi­kuar në superstrad­ën Peqin- Elbasan.

Petrit Saliu, 60 vjeç, është ndaluar nga dy persona me maska në fytyrë, ndërsa po shkonte me makinë për në shtëpi pak minuta pasi kishte mbyllur lokalin. Sipas Policisë, autorët, të cilët udhëtonin me një automjet tip "Benz", i kanë bërë shenjë për të ndaluar Saliut. Në momentin e ndalimit, autorët janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre Saliun, pasi i kanë vendosur dhe prangat. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe pas kësaj kanë dalë fqinjët e tij për të parë se çfarë po ndodhte. Më pas, personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23: 30 të së mërkurës. 60- vjeçari Saliu ka mbyllur lokalin, të cilin e ka në pronësi të tij dhe ku punojnë si familje, dhe ka hipur në mjetin e tij për të shkuar në shtëpi. Sapo ka dalë në superstrad­ë, ka treguar Saliu dy persona me maskë vetëm në fytyrë me një makinë tip "Benz", e kanë ndaluar dhe i janë prezantuar si punonjës të policisë. Në momentin që 60- vjeçari ka ndaluar makinën, njëri nga personat e maskuar ka hapur derën e mjetit, duke tentuar që ta nxjerrë jashtë me forcë, duke i vendosur në njërën dorë prangat. Në këtë moment 60- vjeçari Saliu, i cili ka dyshuar se personat nuk janë efektivë të Policisë, ka nisur të bërtasë dhe më pas kanë dalë fqinjë të tij e personat kanë hipur menjëherë në Policia e Elbasanit ka marrë në pyetje dhe dy djemtë e 60vjeçarit, Petrit Saliu. Qëllimi i shoqërimit të tyre në komisariat ishte për të marrë informacio­n nëse ata kishin ndonjë konflikt apo borxh të pashlyer. Në bazë të dëshmive të tyre të dhënë para oficerëve të policisë, kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë konflikt të hapur dhe gjithashtu nuk u kanë borxh personave të tjerë. Dy djemtë e 60- vjeçarit kanë deklaruar gjithashtu se ata janë gjatë gjithë ditës duke punuar me të atin në lokal dhe se babai i tyre është në dijeni për çdo lloj sherri që ata mund të kenë pasur. mjet dhe janë larguar me shpejtësi drejt qytetit të Elbasanit. Sakaq 60- vjeçari nuk ka mundur dot t'i identifiko­jë, por pas kësaj Policia ka nisur menjëherë hetimet. Kjo e fundit dyshon se qëllimi i personave të maskuar ka qenë që ta merrnin peng 60- vjeçarin, nisur edhe nga fakti se i moshuari ka në fshatin Bishqem një vilë luksoze dhe në këtë mënyrë mund t'i kërkonin familjes së tij në këmbim një shumë parash. Gjatë dëshmisë së dhënë në Komisariat­in e Elbasanit, edhe vetë 60- vjeçari ka pohuar se nuk ka hasmëri me njeri dhe gjithashtu nuk ka pasur as konflikte kohët e fundit. Sipas Policisë, personat e maskuar e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe janë vënë në ndjekje të tij në momentin që ai ka mbyllur lokalin, në mënyrë që gjithashtu t'i grabisnin edhe paratë e xhiros. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, ku ka bërë shoqërimin në komisariat të mbi 15 personave të ndryshëm për të marrë më shumë informacio­n, që do të çojë në zbulimin e autorëve të dyshuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania